Skoci – Një 32-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një polici pas një incidenti të frikshëm me një sharrë elektrike.
Liridon Kastrati mohoi se kishte tentuar të vriste katër policë gjatë gjyqit në Gjykatën e Lartë të Paisley. Megjithatë, të martën ai u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj oficerit të policisë.
Incidenti ndodhi më 6 maj, kur Kastrati goditi me makinën e tij Volkswagen një automjet policie dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë, kur oficerët u afruan për ta arrestuar, Kastrati u kthye te makina, mori një sharrë elektrike dhe ndoqi një ofeicer me sharrë.
Oficeri përshkroi momentin në gjykatë: “Ai më ndiqte me sharrë, duke e mbajtur lart dhe duke vrapuar pas meje. Mendova se nëse nuk largohesha, do të më vriste.”
Oficeri pranoi se ishte “i tmerruar” dhe se frikësohej se Kastrati mund t’i shkaktonte dëmtime serioze ose ta vriste.
Ai do të dënohet muajin e ardhshëm dhe gjyqtari e paralajmëroi se duhet të presë një “dënim të rëndë”.











