Selin dhe Gimbo kanë krijuar një raport mjaft të bukur dhe të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Gimbo ka qenë i pari që ka shprehur ndjenja për Selin dhe më pas kjo e fundit është shprehur se ndihet mirë me të. Madje gjatë darkës romantike që patën dy ditë më parë, Dj i tha balerinës se ka nisur të ketë ndjenja për të.
VIDEO KETU
Ndërkohë duket se ditën e sotme ka ndodhur edhe puthja e parë mes tyre. Teksa ndodheshin të shtrirë të dy në krevat duke biseduar me njëri-tjetrin, Gimbo i ‘vjedh’ një puthje Selin, e cila çohet në moment duke e goditur dhe duke i thënë ‘idiot’.
“Edhe i thashë se ke me reaguar keq”, tha Gimbo teksa po bisedonte me Mateon dhe Shëndritin, të cilët ishin në dhomë të gjumit dhe panë momentin në fjalë.










