• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Ndihmoi Altin Hajrin t’i shpëtonte drejtësisë, zbardhen akuzat për Jurgis Çyrbjan, i bënte favore krimit në këmbim të votave

21 Tetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në njoftim PSAK sqaron të gjithë akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin socialist.

Jurgis Çyrbja akuzohet se u ka dhënë informacione kriminelëve të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjithashtu dhe përmes kunatit të vëllait të tij, Ahmet Mashës, ish-deputeti ka dekonspiruar operacionet e Policisë së Durrësit.

Nga hetimet e deritanishme dhe “zbërthimi” i aplikacionit “SKYECC” rezulton se funksionarë publikë, ende të paidentifikuar, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kanë shitur sekrete shtetërore në 7 raste.

Lexo edhe:

Bomba në ditën e Bajramit/ Izraeli sulm mbi Bejrut: Goditëm grupin Hezbollah

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, një i arrestuar, një në kërkim! Nis hetimi për tre shtetase kineze

“Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK mësohet se ish-deputeti socialist përmes kunatit të vëllait të tij ka dekonspiruar operacionet e Policisë së Durrësit për arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Ish-deputeti ka ndihmuar pronarin e kompleksit “Golden”, Altin Hajri, që t’i shpëtojë bluve dhe në këmbim ai e ka ndihmuar që të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2021.

“Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

                  i.             “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

                ii.            “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

             iii.             “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

              iv.             “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

                v.            “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

              vi.             “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

            vii.            “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Tags: altin hajrijurgis cyrbja

Nga Kategoria

Bota

Bomba në ditën e Bajramit/ Izraeli sulm mbi Bejrut: Goditëm grupin Hezbollah

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, një i arrestuar, një në kërkim! Nis hetimi për tre shtetase kineze

6 Qershor, 2025
Kryesore

KQZ 10 ditë kohë për rinumërimin, PD synon mandatin e 14-të në Tiranë. Verifikim edhe votave të PS

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Bomba në ditën e Bajramit/ Izraeli sulm mbi Bejrut: Goditëm grupin Hezbollah

6 Qershor, 2025

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, një i arrestuar, një në kërkim! Nis hetimi për tre shtetase kineze

6 Qershor, 2025

KQZ 10 ditë kohë për rinumërimin, PD synon mandatin e 14-të në Tiranë. Verifikim edhe votave të PS

6 Qershor, 2025

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ky është autori. U vetëdorëzua në polici

6 Qershor, 2025

I dënuar nga Italia me 6 vjet e 8 muaj burgim, arrestohet në Hanin e Hotit 42-vjeçari

6 Qershor, 2025

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë

6 Qershor, 2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi! Policia sërish njoftim: Zona pranë stadiumit do ketë bllokim të pjesshëm sot e nesër

6 Qershor, 2025

Përfundon sot afati i aplikimeve! Gledis Nano në kërkim të karriges së kreut të BKH-së, i trajnuari nga amerikanët në garë për te Byroja Kombëtare e Hetimit

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.