Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Gjatë ndeshjes së basketbollit mes dy ekipeve, paraprakisht mësohet se njëri nga lojtarët e Teutës ka provokuar kundërshtarët përmes një gjesti dhe aq ka mjaftuar për të nxitur konfliktin mes dy skuadrave.
Në sherr mësohet se janë përfshirë dhe tifozë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat e policisë.
Ato i kanë dhënë fund sherrit dhe kanë shoqëruar në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.
Nuk ka ende një njoftim nga policia e Durrësit, por as nga klubet sportive përkatëse, apo FSHB lidhur me ngjarjen.











