• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

30 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u miratuan 354 leje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Po sipas INSTAT, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 278.389 m², duke shënuar një ulje prej 67,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 (844.137 m²). Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në  18,4 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 45,5 %, krahasuar me një vit më parë (33,7 miliardë lekë).

Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 156 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 129.617 m². Ka rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.

Lexo edhe:

Dashnor Sula zgjidhet Kryeinspektor i Përgjithshëm

U largua nga Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Megjithatë, të dhënat e INSTAT nuk tregojnë situatën reale. Vetë instituti i statistikave sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet. Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

Në vitin 2024, vetëm në kryeqytet u dha për leje ndërtimi një sipërfaqe rekord prej gati 2 milionë metra katror, më i madhi historik për kryeqytetin. Këto leje duan të paktën 1-2 vjet kohë që të reflektohen në punime në terren.

Që nga viti 2018, kur ka filluar vala e re e ndërtimeve në kryeqytet janë dhënë mbi 10 milionë metra katror leje ndërtimi. Ndërkohë projekte të tjera pritet të fillonë bazuar në lejet e fundit të dhëna nga Këshillit Kombëtar i Territorit./ Monitor

Tags: Leje ndertimindertime

Nga Kategoria

Aktualitet

Dashnor Sula zgjidhet Kryeinspektor i Përgjithshëm

6 Shkurt, 2026
Kryesore

U largua nga Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

6 Shkurt, 2026
Aktualitet

I mituri humbi jetën te dentisti/ Tre mjekët shkojnë në gjyq me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”

6 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

ECB ruletat mbeten të pandryshuara, Lagarde: “Inflacioni është në një pozicion të mirë”

6 Shkurt, 2026

Shpërthim brenda një xhamie në Islamabad, disa besimtarë humbin jetën

6 Shkurt, 2026

SHBA dhe Rusia rishikojnë dialogun ushtarak pas bisedimeve për paqen në Ukrainë në Abu Dhabi

6 Shkurt, 2026

Dashnor Sula zgjidhet Kryeinspektor i Përgjithshëm

6 Shkurt, 2026

U largua nga Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

6 Shkurt, 2026
Zbulohet shtëpia e famshme e këngëtares shqiptare!

Tronditje për Leonora Jakupin: Shtëpia e këngëtares grabitet, autoritetet në hetim

6 Shkurt, 2026

I mituri humbi jetën te dentisti/ Tre mjekët shkojnë në gjyq me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”

6 Shkurt, 2026
Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali: Rrëfimi i tmerrshëm i dëshmitarit për momentin kur xhaxhai humbi ndjenjat pas incidentit në banesë.

Familja shqiptare në Itali përjeton tragjedinë e rëndë: Djaloshi telefonoi ambulancën, por gaboi adresën, xhaxhai: Nuk mund t’i shpëtoja dot

6 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.