Rasmus Hojlund pritet të qëndrojë te Napoli edhe pas përfundimit të huazimit nga Manchester United. Sulmuesi danez duket se ka bindur drejtuesit e klubit italian, të cilët janë gati të aktivizojnë opsionin e blerjes së tij.
Sipas drejtorit sportiv Manna, Napoli e konsideron Hojlund pjesë të projektit për të ardhmen dhe synon ta mbajë në skuadër në mënyrë përfundimtare. Shuma e transferimit pritet të jetë 44 milionë euro.
“Nuk ka asnjë dyshim. Rasmus do të qëndrojë këtu. Ne jemi të detyruar ta blejmë nga Manchester United nëse kualifikohemi në Champions League, por ai është në planet tona pavarësisht kësaj klauzole”, është shprehur ai.
Këtë sezon, Hojlund ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Napolin, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë katër asistime.











