• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 28 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Nainggolan: Ja pse gaboi Roma me shkarkimin e De Rossit, duhej t’i jepte kohën e duhur

28 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Radja Nainggolan është rikthyer të luajë në “Kings League”. Mesfushori belg, ish-lojtari i Romës, foli për ish-skuadrën e tij në një intervistë për “Amore Giallorosso”:

“Mendoj se ka qenë një sezon shumë i çuditshëm, i ndikuar nga shkarkimi i De Rossit, i cili është një mik i ngushtë imi dhe ish-shok skuadre. Sezonin e kaluar ai bëri një punë shumë të mirë, madje nëse shohim rezultatet, performoi më mirë se Mourinho. Fillimisht i bënë një kontratë 3-vjeçare, pastaj pas 4 javësh vendosën ta shkarkonin dhe të merrnin Juric, i cili nuk arriti t’i jepte skuadrës impulsin e duhur. Sipas mendimit tim, mund të kishin vazhduar pa problem me Daniele. E ndjek gjithmonë Romën, është duke u rikuperuar disi, por ende nuk është Roma që ishim mësuar të shihnim”.

Roma e tij arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve: “Në fakt, për katër ose pesë sezone ishim në nivelin më të lartë, kishim lojtarë të shkëlqyer. Kur mbërrita, aty ishin Benatia, Pjanic, Strootman; luanim me Gervinhon dhe Salah. Pastaj, më vonë erdhën shumë kampionë të tjerë. Në portë kishim Szczesny, i cili më pas u zëvendësua nga Alisson, kishim një drejtor sportiv të madh si Sabatini”.

Lexo edhe:

Taktika në Fokus: Ylli i USMNT, Christian Pulisic, merr një rol të ri nën trajnerin e ri Max Allegri te AC Milan – por kjo mund të jetë një gjë e mirë pas të gjitha.

Chelsea merr një nxitje për Christopher Nkunku! AC Milan i bashkohet garës për të nënshkruar një sulmues të harruar, ndërsa francezi pritet të bëhet viktimë e prerjeve të Enzo Maresca.

Menaxhimi financiar në ato vite: “Duhej gjithmonë të shisnim për të blerë, por lojtarët që largoheshin, gjithmonë zëvendësoheshin në mënyrë të shkëlqyer. Sipas meje, kjo është ajo që i mungon Romës së sotme. Mendoj se ka lojtarë të mirë, por shumë pak futbollistë të nivelit të lartë”.

Vetëm Dybala do të kishte luajtur në atë Romë: “Do të përmendja edhe Angelino, më pëlqen, sepse ka një këmbë shumë të mirë. Pastaj janë Paredes dhe Pellegrini, të cilët ishin të rinj, por tashmë luanin me ne. Ishte e vështirë të përballeshe me atë Romë, sepse ishim një skuadër e fortë dhe linim shumë pak pikë rrugës. Paradoksalisht, ishte më e lehtë të humbnim pikë kundër skuadrave të vogla sesa kundër të mëdhave. Shkonim në Milano dhe fitonim si kundër Milanit, ashtu edhe kundër Interit. Në vitet e fundit, Roma po has shumë vështirësi për të mposhtur ekipet e mëdha.

Kishim lojtarë si Totti, i cili përfaqësonte Romën, apo De Rossi, që transmetonte energji të jashtëzakonshme. Pastaj ishin Kolarov dhe Dzeko, lojtarë me karakter, të cilët të shtynin të jepje gjithmonë maksimumin”.

Marrëdhënia me tifozët romanistë: “Absolutisht po, ende e ndjej dashurinë e tyre dhe do të jetë gjithmonë kështu. U largova në një mënyrë paksa të veçantë, sepse ishte zgjedhja ime, por vetëm sepse ishte një drejtor (Monchi) që nuk ishte korrekt me mua. Më bënte të ndihesha i rëndësishëm, por gjatë verës firmoste mandate, në emër të Romës, për të më shitur në Turqi”.

Nga Kategoria

Sporti

Taktika në Fokus: Ylli i USMNT, Christian Pulisic, merr një rol të ri nën trajnerin e ri Max Allegri te AC Milan – por kjo mund të jetë një gjë e mirë pas të gjitha.

27 Gusht, 2025
Sporti

Chelsea merr një nxitje për Christopher Nkunku! AC Milan i bashkohet garës për të nënshkruar një sulmues të harruar, ndërsa francezi pritet të bëhet viktimë e prerjeve të Enzo Maresca.

27 Gusht, 2025
Sporti

Armando Broja debuton me asist/ Sulmuesi kuqezi luan si titullar në Kupë te Burnley

26 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Blair merr pjesë në takimin e Shtëpisë së Bardhë me Trump mbi Gazën pas luftës

27 Gusht, 2025

Taktika në Fokus: Ylli i USMNT, Christian Pulisic, merr një rol të ri nën trajnerin e ri Max Allegri te AC Milan – por kjo mund të jetë një gjë e mirë pas të gjitha.

27 Gusht, 2025

Chelsea merr një nxitje për Christopher Nkunku! AC Milan i bashkohet garës për të nënshkruar një sulmues të harruar, ndërsa francezi pritet të bëhet viktimë e prerjeve të Enzo Maresca.

27 Gusht, 2025

Në këto vende evropiane mund të hani falas!

27 Gusht, 2025

Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet?

27 Gusht, 2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

27 Gusht, 2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

27 Gusht, 2025

“Më tha që fëmija nuk është i imi”/ Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan: Vrapoi për të shpëtuar jetën…

27 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.