Një vatër e re e sëmundjes së murtajës te bagëtitë është konfirmuar në fshatin Zallbastar të Tiranës, duke e çuar në gjashtë numrin e zonave të prekura në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka njoftuar se një vatër e re e sëmundjes së murtajës te bagëtitë është konfirmuar në fshatin Zallbastar të Tiranës, duke e çuar në gjashtë numrin e zonave të prekura në Shqipëri.Tashmë 7 ferma janë testuar pozitive, në 6 vatra të ndryshme, përfshirë atë më të fundit në Zallbastar.
Masat urgjente
Sipas AKVMB, kafshët e infektuara po asgjësohen sipas protokolleve të rrepta veterinare, ndërsa u kërkua bashkëpunim i menjëhershëm nga fermerët në zonat përkatëse. Agjencia thekson se ndalimi i lëvizjes së kafshëve, si dhe moskryerja e shit-blerjeve ndërmjet fermave, është jetik për të frenuar përhapjen e virusit.
Gjithashtu, fermerët janë të detyruar të respektojnë masat e biosigurisë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në ferma të tjera.
Sëmundja dhe përhapjaMinistria e Bujqësisë ka bërë të ditur më herët se sëmundja në fjalë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), një virus jashtëzakonisht ngjitës për delet dhe dhitë, me shkallë ngordhshmërie deri në 100% në tufat e prekura. Sëmundja nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, por pasojat për bujqësinë janë të rënda për shkak të humbjeve masive.Lista e vatrave të konfirmuara deri më tani:Domen, njësia Postribë, Bashkia Shkodër (konfirmuar më 4 qershor)Vrenjt, njësia Kastriot, Bashkia Dibër (5 qershor)Val, njësia Martanesh, Bashkia Bulqizë (9 qershor)Polenë, njësia Qendër, Bashkia Skrapar (11 qershor)Vatër e pestë (ende e pacaktuar publikisht)Zallbastar, Bashkia Tiranë (13 qershor)
Ministria e Bujqësisë dhe AKVMB u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe subjekteve që merren me rritjen e bagëtive, që të jenë të kujdesshëm për çdo simptomë të dyshimtë dhe të raportojnë menjëherë rastet tek autoritetet veterinare lokale. Në çdo rast të konfirmuar, vendoset automatikisht ndalim i lëvizjes së kafshëve në dhe nga fermat e prekura.
Autoritetet paralajmërojnë se moszbatimi i masave ndëshkohet, ndërsa bashkëpunimi i plotë me kontrollet e specialistëve është vendimtar për ta vënë situatën nën kontroll