Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në det kanë sjellë ndryshime në lëvizjen e trageteve në Portin e Vlorës.
Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë së Portit, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” në linjën Vlorë–Brindisi, e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00.
Prej disa ditësh, moti i paqëndrueshëm me reshje dhe erë të fortë ka përfshirë vendin, duke ndikuar edhe në qarkullimin detar.










