• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Moti i keq “paralizon” vendin/ Mijëra banorë pa drita, anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, Dukagjini në izolim

22 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

I gjithë vendi është përfshirë ditën e sotme (22 Nëntor) nga reshje shiu dhe erë të fortë, duke krijuar kështu problematika në shumë qarqe.

Sipas parashikimit të IGJEUM, reshjet do shoqërohen me rrebeshe dhe shtrëngata dhe pritet të largohen vetëm të shtunën në mesditë (nesër, 23 Nëntor), kur pritet edhe një ulje temperaturash.

Mijëra banorë në mbarë vendin, si në Kukës, Tropojë, Lezhë, Gramsh, Librazhd, Fushë-Krujë, Krujë, Shkodër, Bulqizë dhe Pukë, raportohet se janë pa drita për shkak se stuhia ka dëmtuar shtyllat dhe telat elektrikë.

Lexo edhe:

Futbollisti i Skënderbeut sulmohet nga dy 23-vjeçarë, dërgohet në spital me plagë të rënda në kokë

Ishte rrëzuar në kanion, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

Në Shkodër është shembur edhe rruga në ndërtim e Dukagjinit.

Lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari është pezulluar. Spitali i Pukës pothuajse jashtë funksioni, pret vetëm urgjenca.

Kurse shirat e rrëmbyeshëm përfshinë mbrëmjen e sotme Shkodrën, Vlorën, Fierin, Lushnjën, Elbasanin, teksa uji ka shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë dhe qarkullimi bëhet me vështirësi.

Situatë problematike pati edhe në Tiranë, me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm.

Prej dy ditësh, qyteti i Pukës ka mbetur pa spital për shkak se era ka shkatërruar çatinë. 4 pavijonet Patologjia, Pediatria, Materniteti dhe Kirurgjia janë jashtë funksionit, ndërsa uji ka depërtuar brenda në spital.

Pacientët që ndodheshin në kirurgji u larguan drejt banesave, ku mësohet se do i nënshtrohen mjekimeve ambulatore. Aktualisht në spitalin e Pukës funksionon normalisht vetëm reparti i urgjencës.

Në Durrës njoftohet se për mbrëmjen e sotme është anuluar lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas. Porti i Durrësit njofton se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do bëhet sot deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, 23 nëntor.

Në Shkodër është shembur rruga në ndërtim e Dukagjinit, për pasojë dhjetëra banorë kanë mbetur të izoluar. Po kështu rrëshqitje gurësh ka dhe në segmentin Kir-Shosh. 

Rruga e Dukagjinit po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fond 200 milionë lekësh dhe me përmërsimin e motit pritet ndërhyrja nga firma kontratuese e punimeve.  Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.

Disa zona në vend janë pa energji elektrike, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

Në Lezhë era e fortë ka dëmtuar linjat dhe janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e Zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës. Lundrimi detar për peshkarexhat në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar. Në aksin Skuraj-Burrel pati rënie të gurëve, por rruga është pastruar. 

Në Vaun e Dejës kanë mbetur pa energji elektrike këto fshatra: Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Në Fushë-Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rruge rurale. Qarkullimi vijon pa probleme. 

Lundrimi i peshkarexhave është i pezulluar edhe në Vlorë, ndërkohë si pasojë e erërave të forta ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Orikum – Dukat – Llogara.

Mungon energjia elektrike në disa fshatra në Kukës, konkretisht në Njësitë Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Kolsh Surroj dhe Malzi. Në Bashkinë Has, pa energji janë Njësitë Administrative Golaj, Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë, Njësitë Administrative Lekbibaj, Bujan Llugaj, Bytyç Fierzë dhe Tropojë e Vjetër.

Edhe Policia e Shtetit ka dalë sot me një njoftim zyrtar, ku këshillon drejtuesit e mjeteve, por edhe monopatinave e motoçikletave, që të kenë kujdes me shpejtësinë, teksa jep 7 këshilla, përfshi edhe për këmbësorët.

Ministria e Mbrojtjes reagoi sot në mbrëmje për situatën e kushteve të këqija atmosferike me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe stuhi të forta ere që kanë përfshirë të gjithë vendin.

“Situata drejt normalizimit, lumenjtë dhe kaskada e Drinit nën nivelin kritik! Po punohet për rikthimin e energjisë, nuk ka probleme në zonat e banuara, kurse Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile po monitoron situatën”, theksoi ministria, me një reagim në rrjetin social Facebook.

Tags: energji elektrikeMoti i keqReshje

Nga Kategoria

Aktualitet

Futbollisti i Skënderbeut sulmohet nga dy 23-vjeçarë, dërgohet në spital me plagë të rënda në kokë

15 Gusht, 2025
Aktualitet

Ishte rrëzuar në kanion, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

15 Gusht, 2025
Aktualitet

“Pse më shikon…”, zbardhen detajet, si filloi sherri që i mori jetën adoleshentit në Maliq

15 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Futbollisti i Skënderbeut sulmohet nga dy 23-vjeçarë, dërgohet në spital me plagë të rënda në kokë

15 Gusht, 2025

Ishte rrëzuar në kanion, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

15 Gusht, 2025

“Pse më shikon…”, zbardhen detajet, si filloi sherri që i mori jetën adoleshentit në Maliq

15 Gusht, 2025

Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

15 Gusht, 2025

Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë

15 Gusht, 2025

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

15 Gusht, 2025

Sot takimi historik Trump-Putin në Alaska, Shtëpia e Bardhë zbardh agjendën

15 Gusht, 2025

Konflikti nisi një vit më parë/ Detaje nga vrasja e 14 vjeçarit në Maliq, të miturit u takuan…

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.