• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

13 Janar, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh. 

Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq, me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuperohen. 

Kjo situatë ka vënë në vështirësi shumë familje dhe biznese në këto zona, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme sa herë që ka mot të keq, për shkak edhe të amortizimit të rrjetit.

Lexo edhe:

14 vite nga aksidenti që përgjaku përgjithmonë Skraparin, 6 djemtë që ranë në humnerë dhe fshati i kujton me lule e lot

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga ‘migrena e verës‘

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Zonat veriore dhe juglindja janë nën pushtetin e dëborës, ndërsa pjesa e tjetër e vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu sidomos gjatë ditës së djeshme. Mësimi është pezulluar në 77 shkolla të vendit, sidomos në fshatrat ku ka pasur reshje të dendura dëbore.

Ndërkohë që prej 3 ditësh 6 njësi në Lezhë dhe një pjesë e qytezës së Shëngjinit janë pa energji elektrike, ku mijëra banorë qëndrojnë në terr, për shkak të defekteve në rrjet.

DIBËR

Qindra banorë në fshatrat e Dibrës janë të izoluar, pasi trashësia e borës shkon deri në 1 metër në fshatrat e Lurës, Kalaja e Dodës, Trebisht, Martanesh, ndërsa në qytetin e Peshkopisë 35 cm. Ushtria ndërhyri për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit. Mësimi u pezullua në 25 shkolla. Përpos bllokimit të rrugëve, mungon energjia dhe interneti. Lidhja e Dibrës me Tiranën bëhet nga rruga e vjetër e Klosit, pasi Rruga e Arbrit është e pakalueshme.

KUKËS

Qarku i Kukësit, mbetet i përfshirë nga reshje bore, shoqëruar me erë të fortë. Borëpastrueset po mbajnë hapur Rrugën e Kombit dhe akset e tjera nacionale. Në 20 shkolla të Kukësit e Hasit u pezullua mësimi për shkak se rrugët janë të bllokuara nga bora dhe mungon energjia në fshatrat Kolsh, Surroj, Krumë, Gjinaj.

KORÇË

Kalimi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është i ndaluar për autobusët e kamionët për shkak të borës në zonën greke të Grevenas. Kjo situatë ka sjellë orë të gjata pritje për drejtuesit dhe pasagjerët. Ndërsa rrugët nacionale të Korçës janë të hapura, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve sidomos në Qafë Thanë. Në izolim janë fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit si dhe mungon energjia.

SHKODËR- LEZHË

Rruga e Thethit ka ngrire ndaj kalohet me veshtiresi, ndersa zona e Dukagjinit ne Shkoder eshte ne izolim. Per shkak te eres me qindra banore jane pa drita ne bashkite e Shkodres e Vaut te Dejes. Ndërsa në Fushë-Arrëz trashësia e borës shkon në 1 metër ndaj rruga e Qafe Malit është e pakalueshme, po kështu dhe Iballa.

Në Bashkitë Lezhë, Mirdite dhe Kurbin për shkak të erës së fortë dhe dëmtimit të shtyllave ka ndërprerjeje të energjisë. Mësimi u pezullua në 24 shkolla, të cilat s’kanë ngrohje. Në zonën e Milotit janë përmbytur tokat bujqësore, pasi kanalet kulluese s’janë pastruar prej vitesh.

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh. 
Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq, me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuperohen. 

Në Torovicë shkëmbi u shkëput nga mali duke rrëzuar shtyllën elektrike, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

BERAT-ELBASAN

Në Skrapar gjithashtu ka reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Mungon energjia elektrike në Corovodë, Bogove. Rruga që lidh Skraparin me Beratin është e kalueshme me vështirësi pasi ka rrëshqitje gurësh.  Në Përrenjas, Librazhd dhe Gramsh era e fortë shkaktoi probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike. Rruga e Labinotit në Elbasan gjithashtu është e bllokuar nga bora.

LUSHNJE-VLORE

Reshjet e shiut me intesitet të lartë shoqëruar me erë shkaktuan probleme në Lushnje e Divjakë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në Dushk, Golem, Grabjan dhe buzë lumit Seman.

Vlora u përmbyt një natë më parë, por sot situata u përmirësua. Uji është terhequr nga rrugët kryesore, si Pavarsia, zona e Skelës, por ka mbetur balta. Ndërsa në lagjen periferike Kushtrimi mbi 20 banesa janë të rrethuara nga uji në oborre. 

Tags: dritalezhe

Nga Kategoria

Kryesore

14 vite nga aksidenti që përgjaku përgjithmonë Skraparin, 6 djemtë që ranë në humnerë dhe fshati i kujton me lule e lot

15 Gusht, 2025
Ekstra

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga ‘migrena e verës‘

15 Gusht, 2025
Kryesore

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

15 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

14 vite nga aksidenti që përgjaku përgjithmonë Skraparin, 6 djemtë që ranë në humnerë dhe fshati i kujton me lule e lot

15 Gusht, 2025

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga ‘migrena e verës‘

15 Gusht, 2025

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

15 Gusht, 2025

Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbal

15 Gusht, 2025

“Po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”, Trump para takimit me Putinin: Nëse nuk pranon t’i japë fund luftës…

15 Gusht, 2025

“Djali më i shkëlqyer”, fqinji i 14-vjeçarit që u vra me thikë në Maliq: Jemi pa fjalë, familja…

15 Gusht, 2025

Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

15 Gusht, 2025

Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.