• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin

6 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi dhe shtetases Pranvera Meshi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas SPAK, Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, akuzohet për tre episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Edhe Pranvera Meshi akuzohet për të njëjtën vepër.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Bardhi Koçi ka kërkuar dhe përfituar para në disa raste, me qëllim ndërhyrjen në vendimmarrje të funksionarëve të drejtësisë. Në një rast, ai ka kërkuar 1500 euro dhe ka përfituar 1000 euro nga Pranvera Meshi, e cila ndodhej nën gjykim në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të dokumenteve shëndetësore, me qëllim ndikimin në vendimin e gjyqtarit që po shqyrtonte çështjen ndaj saj.

Lexo edhe:

Parandalohet ngjarja kriminale në fshatin Qerekë, 41-vjeçari kërcënonte me kallashnikov familjen

EMRI/ Shembet masivi i gurëve, vdes në vend minatori në Bulqizë

Në një episod tjetër, Koçi ka kërkuar 1300 euro nga shtetasi A.M., për të ndikuar te dy funksionarë të sistemit të drejtësisë në lidhje me një çështje që përfshinte shtetasen N.M., e arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Po ashtu, ai ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi R.G., për të ndikuar në përpilimin e një akti ekspertimi kimik nga Instituti i Policisë Shkencore, lidhur me një sasi lënde narkotike të sekuestruar nga një tjetër i dyshuar.

SPAK ka dokumentuar edhe dy episode të tjera të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, për të cilat vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Për avokatin Bardhi Koçi, ish zyrtar i KLSH, Gjykata e Larte ndryshoi masën e sigurisë pak dite me pare caktuar nga shkalla e pare dhe Apeli i GJKKO nga arrest ne shtëpi ne detyrim paraqitje. Gjykata e larte pranoi rekursin e Koçit duke e liruar nga arresti shtëpiak ku mbahej prej disa muajsh.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve, dërgoi gjykim më 05.08.2025, procedimin penal, nr.229/1 viti 2021 në ngarkim të të pandehurve:

1.Bardhi Koçi, i akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (tre episode) parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

2.Pranvera Meshi, e akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 27.08.2021, mbi bazën e akteve të dërguara nga Policia Gjyqësore ka regjistruar procedimin penal nr.229, për veprat penale, “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të  Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve për këtë procedim penal, përmes aplikimit të metodave speciale të hetimit është dokumentuar kryerja e veprës penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 4 i Kodit Penal, e kryer nga shtetasit, Pranvera Meshi dhe Bardhi Koçi.

Shtetasja Pranvera Meshi, në kohën e kryerjes së veprës penale po gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”, parashikuar nga neni 188/1 i Kodit Penal.

Shtetasi, Bardhi Koçi, me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte  i punësuar  me detyrë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetësja Pranvera Meshi, shumën prej 1500 (një mijë e pesëqind) euro dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt, shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Shtetasi, Bardhi Koçi, ka kërkuar nga shtetasi A.M., shumën prej 1300 (një mijë e treqind) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit tek dy funksionarë të sistemit të drejtësisë, me qëllim përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetases N.M., e arrestuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Gjithashtu shtetasi Bardhi Koçi ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi, R.G., me qëllim ushtrimin e ndikimit tek ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Ky ndikim kishte të bënte me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike, e cila i ishte sekuestruar shtetasit B.G, i dyshuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dokumentuar dy episode të tjera të kryerjes së veprës penale,“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, nga shtetasi Bardhi Koçi dhe po vijon hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.”– thuhet në njoftim.

Nga Kategoria

Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në fshatin Qerekë, 41-vjeçari kërcënonte me kallashnikov familjen

6 Gusht, 2025
Aktualitet

EMRI/ Shembet masivi i gurëve, vdes në vend minatori në Bulqizë

6 Gusht, 2025
Aktualitet

Dali pamjet e aksidentit fatal në Fier, flet njëri prej shoferëve

6 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Modele “kockë e lëkurë”, ndalohen reklamat “e papërgjegjshme” të Zara-s

6 Gusht, 2025

Parandalohet ngjarja kriminale në fshatin Qerekë, 41-vjeçari kërcënonte me kallashnikov familjen

6 Gusht, 2025

EMRI/ Shembet masivi i gurëve, vdes në vend minatori në Bulqizë

6 Gusht, 2025

Dali pamjet e aksidentit fatal në Fier, flet njëri prej shoferëve

6 Gusht, 2025

I prenë rrugën njëri-tjetrit, qytetarët sherr në Fushë-Kosovë

6 Gusht, 2025

Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur

6 Gusht, 2025

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

6 Gusht, 2025

U shpall në kërkim për një TEC, biznesmeni i salçiçeve vetëdorëzohet në polici: Ishte keqkuptim

6 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.