Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e GJKKO, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” që gjykata ka caktuar ndaj saj në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Karçanaj është nën hetim dhe akuzohet për vepra penale që lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.











