• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Minatorët e Spaçit dy javë në protestë, kompania: Kthehuni në punë

21 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania TETE Albania ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Spaç nga një grup punonjësish që pretendojnë se janë shkarkuar në mënyrë të paligjshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë zyrtare, kompania thekson se veprimtaria e saj ka qenë gjithmonë në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe i bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës.

“TETE Albania” shprehet se ndërprerja e punës është kryer në mënyrë të paligjshme, pa respektuar procedurat e parashikuara në Kodin e Punës, duke theksuar se kjo gjë cenon edhe të drejtën për punë të punonjësve të tjerë.

Lexo edhe:

Liga e Kampioneve: Një natë madhështore për Realin e Madridit dhe PSG-në, ndërsa Bodo Glimt vazhdon të befasojë

Ish-deputeti Socialist Spartak Braho: Nuk ka perëndi që i bën dot derman Belindës

Sipas kompanisë, situata aktuale ka shkaktuar dëme të ndjeshme ekonomike dhe mund të ndikojë në shlyerjen e detyrimeve ndaj punonjësve aktivë, ndërsa paralelisht janë nisur procedurat ligjore për kompensimin e dëmeve.

Kompania shprehet se zgjidhja e situatës kërkon dialog të hapur e konstruktiv, duke respektuar kuadrin ligjor në fuqi.

Reagimi i plotë i TETE Albania:

Si TETE Albania dëshirojmë të informojmë opinionin publik në lidhje me procesin e paligjshëm të grevës së zhvilluar gjatë ditëve të fundit. Që prej themelimit të saj, TETE Albania ka ushtruar aktivitetin në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin e punës në veçanti, duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e punonjësve dhe të gjitha proceset ligjore që burojnë prej tyre.

Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës. Siç kemi theksuar disa herë më parë, krijimi i një sindikate dhe anëtarësimi në të është e drejtë ligjore e çdo punonjësi, dhe TETE Albania nuk ka penguar dhe as nuk do të pengojë kurrë këtë proces.

Megjithatë, ndërprerja e punës pa ndjekur procedurat e parashikuara në Kodin e Punës përbën shkelje të rregullave ligjore dhe cenon të drejtën për të punuar të punonjësve të tjerë që dëshirojnë të vazhdojnë detyrën e tyre. Për këtë arsye, kompania inkurajon punonjësit të rikthehen në detyrë dhe, nëse dëshirojnë, mund të bashkohen me një sindikatë të regjistruar sipas ligjit, e cila ka ndjekur hapat dhe procedurat përkatëse të anëtarësimit të punonjësve dhe përfaqësimit të tyre.

Megjithatë në interes të të gjithë punëmarrësve duam të theksojmë se nëse situata aktuale nuk normalizohet në një afat të shkurtër, për shkak të ndikimeve ekonomike dhe operative jashtë kontrollit të administratës, kompania mund të përballet me vështirësi në shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj punonjësve aktivë. Ndërprerja e punës ka shkaktuar tashmë dëme të ndjeshme ekonomike, që përbëjnë një “sulm ekonomik” ndaj stabilitetit të kompanisë dhe mundësive për vijueshmëri të aktivitetit.

Paralelisht, kompania ka nisur procedurat ligjore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë këtij procesi. TETE Albania beson se zgjidhja e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes dialogut të hapur, konstruktiv e social, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit brenda kuadrit ligjor dhe procedural të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Nga Kategoria

Liga e Kampioneve, një natë magjike për Realin e Madridit dhe kampionët e PSG-së, ndërsa Bodo Glimt vazhdon me surprizat e tij.
Lajme

Liga e Kampioneve: Një natë madhështore për Realin e Madridit dhe PSG-në, ndërsa Bodo Glimt vazhdon të befasojë

12 Mars, 2026
Aktualitet

Ish-deputeti Socialist Spartak Braho: Nuk ka perëndi që i bën dot derman Belindës

11 Mars, 2026
Aktualitet

Seanca për Ballukun/ Deputetëve të PS u kërkohet të shkojnë herët në Kuvend, mungesat do cilësohen shkelje

11 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arbeloa për Valverden: Ai është gjithçka që duhet të jetë një lojtar i Real Madrid

12 Mars, 2026

Bodo/Glimt mposht Sportingun 3-0 dhe vazhdon ëndrrën në Champions League

12 Mars, 2026

PSG mposht Chelsean 5-2 në Paris, Kvaratskhelia shkëlqen me dopietë

12 Mars, 2026
Liga e Kampioneve, një natë magjike për Realin e Madridit dhe kampionët e PSG-së, ndërsa Bodo Glimt vazhdon me surprizat e tij.

Liga e Kampioneve: Një natë madhështore për Realin e Madridit dhe PSG-në, ndërsa Bodo Glimt vazhdon të befasojë

12 Mars, 2026

Valverde bën historinë: Reali mposht 3-0 Cityn në një natë magjike në “Bernabéu”

11 Mars, 2026

Ish-deputeti Socialist Spartak Braho: Nuk ka perëndi që i bën dot derman Belindës

11 Mars, 2026

Senatorët demokratë kërkojnë hetim për sulmin në shkollë në Iran

11 Mars, 2026

Seanca për Ballukun/ Deputetëve të PS u kërkohet të shkojnë herët në Kuvend, mungesat do cilësohen shkelje

11 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.