Milan po shqyrton me seriozitet afrimin e mbrojtësit spanjoll Gerard Martin nga Barcelona, në kuadër të planit për të forcuar repartin defensiv. Sipas “The Touchline”, klubi italian e sheh 23-vjeçarin si një zgjidhje afatgjatë me potencial të lartë.
Raportohet se Barcelona e vlerëson shumë lojtarin dhe nuk është e gatshme të hyjë në negociata për një shifër më të ulët se 30 milionë euro. Bisedimet mes klubeve pritet të intensifikohen më pranë hapjes së merkatos së verës.
Këtë sezon, Gerard Martin ka zhvilluar 32 paraqitje me Barcelonën, pa regjistruar ende gol apo asist. Kontrata e tij me “Blaugrana” është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt vlerësohet rreth 20 milionë euro.










