• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Milan, dëgjoje mirë Galeone: Merre Allegrin si trajner, për dy vite të shpall kampion

14 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Milani është në kërkim të një trajneri për të nisur ciklin e ri. Tandemi portugez Fonseca-Conceição nuk ka sjellë rezultatet e pritshme, ndaj klubi duket i orientuar drejt zgjedhjes së një trajneri të ri për qershorin. Një emër me përvojë në Serie A, i aftë të vlerësojë potencialin e skuadrës, e cila, ndonëse nuk ishte pretendente për titull këtë sezon, gjithsesi nuk pritej të renditej në vendin e 9-të me 44 pikë pas 28 ndeshjesh. Për këtë arsye, emri që po qarkullon gjithnjë e më shumë është ai i Max Allegri.

“Nuk më surprizon, – thotë Giovanni Galeone, ish-trajner dhe mik i ngushtë i Allegrit. – Madje, nuk e kuptoj pse nuk e kanë menduar më herët. Mendoja se do të kthehej që në verë, por klubi zgjodhi fillimisht Fonseca dhe më pas Conceição”. Ish-trajneri i Udineses dhe Pescara shpreh mbështetjen për mikun e tij: “Do të ishte perfekt për të nisur një cikël të ri, e njeh ambientin dhe ka përvojë”.

Një bashkim që në letër duket ideal. Si Milani, ashtu edhe trajneri livornez kërkojnë një revansh pas eksperiencave të tyre të fundit. Allegri u shkarkua me bujë nga Juventusi pas përplasjes me Giuntolin në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa Milani ka pasur një sezon zhgënjyes. “Max ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer, – vijon Galeone. – Në vitet e fundit ka refuzuar oferta të jashtëzakonshme nga Premier League dhe PSG. Madje, drejtuesit francezë më telefonuan mua që ta bindja të shkonte atje. Arabia i ofroi pasuri të paimagjinueshme, por ai nuk pranoi. Kërkon një sfidë stimuluese dhe e dashuron Serie A. Milani mund t’ia ofrojë këtë”.

Lexo edhe:

Ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, zbardh mësimet e Luka Modric pas ‘një prej golave të mi më të mirë ndonjëherë’ ndaj Levantes.

“Jam i lumtur të ëndërroj për të” – Jamie Carragher zbulon transferimin ideal për Liverpoolin ndërsa legjenda e Reds merr një çmim të veçantë.

Galeone ndalet edhe te cilësitë e skuadrës kuqezi, duke theksuar se me Allegrin nuk do të nevojitej një merkato e shfrenuar për të ndërtuar një ekip konkurrues: “Që në fillim të sezonit, më thoshte se Milani ka një grup të madh, një ekip ku mund të punohet mirë. Teknikisht, ka lojtarë të nivelit të lartë. Ka futbollistë të jashtëzakonshëm, nuk është e lehtë të gjesh një mesfushë me Reijnders dhe Fofana. Pak skuadra e kanë këtë”.

Galeone shpreh gjithashtu bindjen se Allegri mund ta çojë Milanin te titulli në një kohë të shkurtër: “Jam i sigurt se brenda dy vitesh maksimumi do të arrinte ta fitonte kampionatin. Do të mjaftonin disa përforcime, pa pasur nevojë për shpenzime të çmendura”.

Një tjetër sfidë për Allegrin do të ishte rikthimi në formë i Rafael Leaos: “Rafa është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Fatkeqësisht, i mungon vazhdimësia dhe nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Sidoqoftë, besoj se di edhe ta fitojë simpatinë e trajnerëve. Max ka pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët ‘e vështirë’, nga Rabiot te Pogba. Nuk do të kishte asnjë problem komunikimi mes Max dhe Rafa”.

Një pikëpyetje mbetet marrëdhënia me Ibrahimovic, pasi mes tyre ka pasur ‘përplasje të vjetra’, siç e përshkruan vetë Galeone. Megjithatë, ai beson se gjithçka mund të zgjidhet shpejt: “Nuk është diçka që nuk mund të rregullohet në një çast”. Ndoshta një darkë mes Ibrës dhe Allegrit mund të jetë hapi i parë për të sheshuar tensionet…

Nga Kategoria

Sporti

Ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, zbardh mësimet e Luka Modric pas ‘një prej golave të mi më të mirë ndonjëherë’ ndaj Levantes.

24 Shtator, 2025
Sporti

“Jam i lumtur të ëndërroj për të” – Jamie Carragher zbulon transferimin ideal për Liverpoolin ndërsa legjenda e Reds merr një çmim të veçantë.

24 Shtator, 2025
Sporti

Ylli i USMNT, Christian Pulisic, shënon nga stoli në fitoren e AC Milan në Coppa Italia ndaj Lecce-së.

24 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Oferta nga Kryeministria: Erjola Doçi, fytyra e re e ministres “Diella”?

24 Shtator, 2025
“Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet për Trump” / Zyrtarja VanHorn në takim me ministrin e ri të Drejtësisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet për Trump” / Zyrtarja VanHorn në takim me ministrin e ri të Drejtësisë.

24 Shtator, 2025
Eli Tako flet për herë të parë për Gjestin: Si përfundoi lidhja e tyre?

Eli Tako flet për herë të parë për Gjestin: Si përfundoi lidhja e tyre?

24 Shtator, 2025

Ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, zbardh mësimet e Luka Modric pas ‘një prej golave të mi më të mirë ndonjëherë’ ndaj Levantes.

24 Shtator, 2025
Përleshje në Prishtinë pas shqyrtimit të buxhetit të komunës

Përleshje në Prishtinë pas shqyrtimit të buxhetit të komunës

24 Shtator, 2025
Rama fillon fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, më pas thirrje për deputetët dhe ministrat.

Rama fillon fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, më pas thirrje për deputetët dhe ministrat.

24 Shtator, 2025

“Jam i lumtur të ëndërroj për të” – Jamie Carragher zbulon transferimin ideal për Liverpoolin ndërsa legjenda e Reds merr një çmim të veçantë.

24 Shtator, 2025

Sali Berisha paralajmëron protesta: Narko-diktaturat nuk ikin dot me votë

24 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.