• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Më vrau djalin në mes të rrugës”, e ëma e Santiago Malkos kërkon dënim me vdekje për Leonard Dukën! SPAK: 32 vite burg

19 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg për Dukën.

Nga ana tjetër, e ëma e viktimës Santiago Malko ka kërkuar dënimin me vdekje për Leonard Dukën, ndërsa avokatja e këtij të fundit, Melina Gjeta, ka argumentuar se konkluzionet e SPAK nuk mbështeten në prova të ligjshme, por në deduksione nga hetime të paplota dhe të paragjykuara.

Lexo edhe:

“Fundi i botës si e njohim”, ish-drejtori i NATO-s: Sulmi ndaj Groenlandës do të ketë pasoja të mëdha.

Dy vëllezër arrestohet për vrasjen e një individi në Dibër në vitin 2018.

Prokuroria pretendon se motiv për vrasjen ka qenë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima, por ngjarjet mbeten pa autor të identifikuar.

Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se është i pafajshëm dhe se çështja është një montim policor.

Vendimi për këtë çështje pritet të shpallet më 21 janar në orën 11:45.

Avojatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. Ska asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Policia e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben më të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka. Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktojë autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e SKY nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë në cënimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, s’ka qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga OPGJ të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

E ëma e Santiago Malkos: Të dënohet me vdekje.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që s’kam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë.

Nga Kategoria

“Fundi i botës si e njohim”, ish-drejtori i NATO-s: Sulmi ndaj Groenlandës do të ketë pasoja të mëdha.
Kryesore

“Fundi i botës si e njohim”, ish-drejtori i NATO-s: Sulmi ndaj Groenlandës do të ketë pasoja të mëdha.

19 Janar, 2026
Dy vëllezër arrestohet për vrasjen e një individi në Dibër në vitin 2018.
Aktualitet

Dy vëllezër arrestohet për vrasjen e një individi në Dibër në vitin 2018.

19 Janar, 2026
Fenomen i ri në Shqipëri: Avokatja Beiqiri thotë se 5-10% e martesave përfshijnë kontrata, intelektualët dhe biznesmenët e preferojnë…
Kryesore

Fenomen i ri në Shqipëri: Avokatja Beiqiri thotë se 5-10% e martesave përfshijnë kontrata, intelektualët dhe biznesmenët e preferojnë…

19 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Një lojë krejt ndryshe! Deklan Rajsi dhe Uiliam Saliba nga Arsenali, dhe ylli i Liverpoolit Virgil van Dijk, mes futbollistëve të njohur të parë në ndeshjen e NBA-së në Londër mes Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic.

19 Janar, 2026

Brahim i thyer pas finales: nga hero në “fajtor” brenda pak minutash

19 Janar, 2026
Fenomen i ri në Shqipëri: Avokatja Beiqiri thotë se 5-10% e martesave përfshijnë kontrata, intelektualët dhe biznesmenët e preferojnë…

Fenomen i ri në Shqipëri: Avokatja Beiqiri thotë se 5-10% e martesave përfshijnë kontrata, intelektualët dhe biznesmenët e preferojnë…

19 Janar, 2026

Nga derbi i Man Utd te gabimi i Barcelonës: fituesit dhe humbësit e fundjavës në Europë

19 Janar, 2026
Televizioni shtetëror iranian bën thirrje për ushtrinë që t’i japë fund kohës së saj dhe t’i bashkohet popullit

Televizioni shtetëror iranian bën thirrje për ushtrinë që t’i japë fund kohës së saj dhe t’i bashkohet popullit

19 Janar, 2026
Margot Robbie shpallet si femra më e bukur në botë!

Margot Robbie shpallet si femra më e bukur në botë!

19 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In