• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor”, Erion Veliaj depoziton kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës

20 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Erion Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.

Lexo edhe:

57-vjeçari në Krujë goditet me çekiç; autori dhe dy të tjerë arrestohen për mosinformim të krimit

Kanadaja promovon një sistem të ri tregtar ndërkombëtar, kryeministri i saj bashkëpunon me Kinën për të sfiduar varësinë nga SHBA.

Sipas kallëzimit penal, ky nënshkrim nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Veliaj ndodhet i paraburgosur. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht me shkresë nga vetë I.E.V.P. Durrës.

Në kallëzim thuhet se:

mungesa absolute e njoftimit real dhe ekzistenca e një dëftese me nënshkrim jo autentik përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit të aktit të komunikimit, me qëllim aktivizimin fiktiv të afateve procedurale për ushtrimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Sipas Veliajt, ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar realisht humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë.

Në kallëzim kërkohet:

*regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal,

*ekspertim grafik i nënshkrimit,

*hetimi i zinxhirit të plotë të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur këtë dokument,

*si dhe hetimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm.

Tags: kallezimveliaj

Nga Kategoria

57-vjeçari në Krujë goditet me çekiç; autori dhe dy të tjerë arrestohen për mosinformim të krimit
Kryesore

57-vjeçari në Krujë goditet me çekiç; autori dhe dy të tjerë arrestohen për mosinformim të krimit

20 Janar, 2026
Kanadaja promovon një sistem të ri tregtar ndërkombëtar, kryeministri i saj bashkëpunon me Kinën për të sfiduar varësinë nga SHBA.
Aktualitet

Kanadaja promovon një sistem të ri tregtar ndërkombëtar, kryeministri i saj bashkëpunon me Kinën për të sfiduar varësinë nga SHBA.

20 Janar, 2026
Mjekja psikiatre ndërron jetë në moshë të re, kolegët e Traumës shpërndajnë një mesazh emocionues.
Aktualitet

Mjekja psikiatre ndërron jetë në moshë të re, kolegët e Traumës shpërndajnë një mesazh emocionues

20 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Lejini fëmijët tuaj të bëjnë gabime” – Sir David Beckham flet pas kritikave të djalit të tij Brooklyn ndaj prindërve për stilin e tyre të rreptë të parentingut.

20 Janar, 2026
57-vjeçari në Krujë goditet me çekiç; autori dhe dy të tjerë arrestohen për mosinformim të krimit

57-vjeçari në Krujë goditet me çekiç; autori dhe dy të tjerë arrestohen për mosinformim të krimit

20 Janar, 2026
Kanadaja promovon një sistem të ri tregtar ndërkombëtar, kryeministri i saj bashkëpunon me Kinën për të sfiduar varësinë nga SHBA.

Kanadaja promovon një sistem të ri tregtar ndërkombëtar, kryeministri i saj bashkëpunon me Kinën për të sfiduar varësinë nga SHBA.

20 Janar, 2026

Ter Stegen largohet me lot, por Barça kursen vetëm 500 mijë euro

20 Janar, 2026

Spalletti: “Respekt për Mourinhon, por për rinovimin nuk kam bërë ende asgjë.”

20 Janar, 2026
Mjekja psikiatre ndërron jetë në moshë të re, kolegët e Traumës shpërndajnë një mesazh emocionues.

Mjekja psikiatre ndërron jetë në moshë të re, kolegët e Traumës shpërndajnë një mesazh emocionues

20 Janar, 2026

I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën, gjykata vendos DËNIMIN për ish-policin, Tomor Çela

20 Janar, 2026
“Ndryshime në Kushtetutë gjatë këtij mandati”/ Rama i bën thirrje opozitës për marrëveshje politike në Kuvend

Kushtetuesja shqyrton kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Rama: E gjitha është një farsë! Ata duan të sigurojnë të drejtat e tyre në përjetësi…

20 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In