Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në ambientet e institucionit ka mbërritur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e shoqëruar nga foshnja e tyre. Më herët, në burg kishte shkuar edhe nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Shqiponja Veliaj, për të takuar të birin.
Veliaj pretendon se nuk është njohur me aktin dhe bazën ligjore të transferimit, ndërsa ka ngritur shqetësime edhe për kushtet e qëndrimit në institucionin e ri. Deri më tani, arsyet konkrete të transferimit nuk janë bërë publike nga autoritetet përgjegjëse.
Foshnja që Ajola Xoxa kishte në krah gjatë vizitës në burgun e Fierit është djali i dytë i çiftit, Luka, i cili erdhi në jetë më 29 qershor 2026. Në atë kohë, Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit në shkurt të vitit 2025. Për lindjen e djalit, atij iu dha një leje e posaçme 48-orëshe për të takuar bashkëshorten dhe foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Çifti ka edhe një djalë tjetër, Kajanin, i cili ka lindur në tetor të vitit 2018.











