• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Me Bayernin filloi gjithçka për PSG-në e Luis Enrique: Nëse dikush duhet fajësuar…, jam unë

5 Korrik, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet mes Bayern Munich dhe PSG janë shndërruar në një “klasike moderne”. Dy skuadrat janë përballur 14 herë në historinë e tyre. Ato kanë bilanc fitoresh mjaft të ekuilibruara: 8 fitore për bavarezët dhe 6 për parizienët. Megjithatë, kohët e fundit, Bayerni është kthyer në makthin e PSG-së. Ka fituar 6 nga 7 përballjet e fundit kundër klubit francez.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më e paharrueshmja mbetet finalja e Champions League 2019-2020, e luajtur gjatë pandemisë së koronavirusit. Bayerni fitoi 0-1 në stadiumin “Da Luz”, duke mposhtur skuadrën e udhëhequr nga Neymar, Di María dhe Mbappé. Goli, për ironi të fatit, u realizua nga një ish-lojtar i akademisë së PSG-së, që ishte larguar falas: Kingsley Coman.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme. Ndihem shumë i lumtur, por edhe pak i trishtuar. Zemra më dhemb pak për PSG”, – deklaroi Coman, i cili shënoi gjithashtu golin e parë të këtij edicioni të Kupës së Botës për Klube.

Lexo edhe:

Liverpool befasojnë Chelsea me marrëveshjen prej 60 milionë £ për Jeremy Jacquet nga Rennes në një zhvillim të papritur në tregun e transferimeve.

Sezoni i Mikel Merinos duket se ka përfunduar, pasi ylli i Arsenalit do të kalojë në operacion për një lëndim në këmbë – Mikel Arteta po shqyrton një transferim urgjent.

Fati, si gjithmonë i çuditshëm, bëri që Coman të shënonte sërish 905 ditë më vonë, duke ndihmuar eliminimin e PSG-së në 1/8 finale të Champions League 2022-2023. Ndërkohë, në sezonin 2020-2021, Bayerni e eliminoi PSG-në në çerekfinale.

Ballafaqimi i fundit mes tyre ndodhi këtë sezon, më 26 nëntor në “Allianz Arena”. Ishte ndeshje e fazës së ligës së Champions League dhe Bayerni fitoi sërish 1-0, me gol të Kim Min-jae.

Humbja e la PSG-në në prag të eliminimit, ishte e 26-ta në renditje, dhe e vuri Luis Enrique në qendër të kritikave. “Ky trajner të shteron. Është nga ata që e boshatis klubin. Sapo përballet me një skuadër me pak organizim, shembet”, – tha asokohe Daniel Riolo për “RMC”.

“PSG nuk më emocionon fare, mërzitem duke e parë”, – shtoi Emmanuel Petit.

“L’Équipe” shkroi thjesht: “Degradim”.

Luis Enrique mbrojti veten: “Skuadra jonë ka një projekt shumë interesant për të ardhmen. Nuk duhet të kërkojmë heronj apo fajtorë, por nëse është dikush për t’u fajësuar, jam unë. Mos u shqetësoni, i pranoj të gjitha kritikat”.

Në atë moment, “Lucho” u bë trajneri me përqindjen më të lartë të humbjeve në Champions, në historinë e PSG-së: 47%.

Ultrasit e Bayernit shfaqën një pankartë kundër Al-Khelaïfit: “Ministër, pronar klubi, zotërues i të drejtave televizive, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtar bordi në ECA në të njëjtën kohë? Çfarë futbolli është ky? Shkofsh në djall, plutokrati Al-Khelaïfi!”

Klubi gjerman kërkoi falje: “Kjo banderolë nuk përputhet me marrëdhëniet e mira që kemi me PSG-në”.

Humbja në Mynih shënoi pikën e kthesës për PSG-në, që arriti të kalojë fazën e “pla yoff”-eve, duke eliminuar Salzburgun (3-0), City (4-2) dhe Stuttgartin (4-1). Dhe për ironi, e fitoi Champions-in e parë në historinë e vet në… “Allianz Arena”.

Ajo ndeshje ishte pikë kthese edhe për Dembélé, që u ndëshkua me karton të kuq kundër Bayernit: “Ishte një ndeshje e vështirë, në një periudhë të vështirë. Duhej ta ndryshoja dinamikën dhe e bëra”.

Sot, dy skuadrat do të përballen sërish, këtë herë në Kupën e Botës për Klube, teksa Bayerni i frikshëm rrezikon ëndrrën e PSG-së.

Nga Kategoria

Sporti

Liverpool befasojnë Chelsea me marrëveshjen prej 60 milionë £ për Jeremy Jacquet nga Rennes në një zhvillim të papritur në tregun e transferimeve.

2 Shkurt, 2026
Sporti

Sezoni i Mikel Merinos duket se ka përfunduar, pasi ylli i Arsenalit do të kalojë në operacion për një lëndim në këmbë – Mikel Arteta po shqyrton një transferim urgjent.

2 Shkurt, 2026
Sporti

Wrexham realizon nënshkrimin e parë të dritares së transferimeve dimrore nga rivali për promovim në Championship.

2 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nis plotësimi i formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje! Dy data në dispozicion për formularin A1Z

2 Shkurt, 2026
Arrestohet një 46-vjeçar në Vaun e Dejës për kultivim droge

Arrestohet një 46-vjeçar në Vaun e Dejës për kultivim droge

2 Shkurt, 2026

Turistët në Romë duhet të paguajnë për t’u afruar me Fontanën e Trevi-t që nga sot.

2 Shkurt, 2026
Çështja ‘Epstein’: Elon Musk deklaron se nuk ka patur dikë që ka luftuar më shumë për publikimin e dokumenteve dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Çështja ‘Epstein’: Elon Musk deklaron se nuk ka patur dikë që ka luftuar më shumë për publikimin e dokumenteve dhe mbrojtjen e fëmijëve.

2 Shkurt, 2026
Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

2 Shkurt, 2026
Dosja ‘Epstein’/ Pas dorëheqjes së Lord Mandelso nga Laboristët, Starmer kërkon që Duka Andrew të japë dëshmi

Dosja ‘Epstein’/ Pas dorëheqjes së Lord Mandelso nga Laboristët, Starmer kërkon që Duka Andrew të japë dëshmi

2 Shkurt, 2026

A dëshiron Trump ari i Gjermanisë? Siguria e rezervave të bullionit Amerikan Gjermania ka ruajtur 1,236 ton ari në SHBA. Disa politikanë duan të rikthejnë këto rezerva, por një veprim i tillë mund të jetë i rrezikshëm.

2 Shkurt, 2026

Liverpool befasojnë Chelsea me marrëveshjen prej 60 milionë £ për Jeremy Jacquet nga Rennes në një zhvillim të papritur në tregun e transferimeve.

2 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.