Një takim i rëndësishëm do të mbahet më 28 dhjetor në Firencë pasi do të themelohet dega e Partisë Demokratike në këtë qytet. Ky aktivitet organizohet nga Koordinatori i Partisë Demokratike për Italinë dhe njëkohësisht kryetar i PD-së në Romë, Bardhok Doda. Kjo degë do të hapet në në adresën Via Aretina nr. 90, 50065 Pontassieve, Firenze.
Në këtë event të veçantë do të marrin pjesë personalitete të njohura nga skena politike shqiptare dhe italiane. Ndër të ftuarit e nderit do të jetë Sekretari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka, si dhe deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti.
Takimi pritet të mbledhë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nga qyteti i Firences dhe rajoni i Toskanës. Kjo nismë ka për qëllim zgjerimin e veprimtarisë së Partisë Demokratike në diasporë, duke i ofruar mbështetje dhe përfaqësim më të madh komunitetit shqiptar në Itali.











