• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 2 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, nga 130 mijë vlonjatë vetëm 15 mijë shprehën vullnetin e tyre, pjesëmarrje e ulët edhe në bashkitë e tjera, të rinjtë “braktisin” politikën

9 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i votimit në pesë bashkitë e vendit, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, ka përfunduar mbrëmjen e sotme, në orën 18:00, duke shënuar mbylljen e një dite zgjedhore të qetë dhe pa incidente.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rreth 334 mijë qytetarë me të drejtë vote ishin thirrur për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pas vakancave të krijuara nga dorëheqjet apo emërimet e mëparshme të drejtuesve lokalë në poste të tjera. Në garë morën pjesë 13 kandidatë, pjesa më e madhe prej Partisë Socialiste dhe disa të pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kishte votuar 17.99% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në bashkinë e Matit me 39.04%, ndërsa më e ulëta në Vlorë me vetëm 12.04%.

Lexo edhe:

Reshjet bllokojnë rrugët në Shkodër, mbi 200 mjete të bllokuara pranë Koplikut!

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Ja zonat më të rrezikuara nga reshjet

Votimi u zhvillua në 473 qendra, ku u përdor identifikimi elektronik pa asnjë problem teknik. Vetëm një pjesë e vogël, rreth 19% e qendrave, u hapën me vonesë në orët e para të mëngjesit, ndërsa në tre qendra u shënuan vonesa për shkak të mungesës së përkohshme të komisionerëve të opozitës. Situata u normalizua shpejt, dhe procesi vijoi normalisht. Për sigurinë e zgjedhjeve ishin angazhuar 612 efektivë policie, të cilët garantuan rendin dhe qetësinë gjatë gjithë ditës.

Një risi e këtij procesi ishte testimi për herë të parë i inteligjencës artificiale në numërimin e votave, që u zhvillua në bashkinë e Tepelenës. Projekti pilot u aplikua në KZAZ-në nr. 80, ku kamerat me rezolucion të lartë identifikonin të dhënat e fletëve të votimit dhe i përpunonin përmes një aplikacioni të specializuar. Rezultatet e këtij testimi do të krahasohen me numërimin manual për të verifikuar saktësinë dhe transparencën. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, e cilësoi këtë si një hap drejt modernizimit të proceseve zgjedhore, pa zëvendësuar ende numërimin tradicional.

Në Cërrik, ku votuan mbi 7 mijë nga 30,700 të regjistruar në listë, gara u zhvillua mes Florenc Dokës (PS), Amarildo Hoxhës (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Himës nga nisma “Shqipëria Bëhet”.

Në Tepelenë, ku votuan mbi 2 mijë qytetarë, përballja ishte mes Gramoz Sakos (PS) dhe Gabriel Gumës, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita.

Në Berat, ku ishin të regjistruar 61,082 dhe votuan mbi 11 mijë qytetarë, përballja u bë mes Ervin Cecës (PS) dhe Pavllo Shkarpës (i pavarur, i mbështetur nga PD).

Në Mat, votuan mbi 7 mijë qytetarë ose e përkthyer në përqindje mbi 39%,  garuan Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha (e pavarur).

Ndërsa në Vlorë, një nga bashkitë më të mëdha të vendit me 130.480  zgjedhës në 231 qendra votimi, qytetarët votuan për të zgjedhur pasardhësin e Ermal Dredhës, i cili dha dorëheqjen në shtator.

Procesi i votimit u mbyll në orarin zyrtar dhe pritet që në orët në vijim të nisë numërimi i votave në të pesë bashkitë. Rezultatet paraprake pritet të publikohen nga KQZ ditën e nesërme.

Tags: mbyllet procesi i votimit

Nga Kategoria

Aktualitet

Reshjet bllokojnë rrugët në Shkodër, mbi 200 mjete të bllokuara pranë Koplikut!

2 Janar, 2026
Kryesore

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Ja zonat më të rrezikuara nga reshjet

2 Janar, 2026
Kryesore

Nga viti 2026 ndryshojnë kriteret e pensionit: rritet mosha për gratë dhe vjetërsia në punë

2 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ortekët në Alpet e Italisë shkaktojnë viktima dhe të plagosur

2 Janar, 2026
Politika e papërgjegjshme që bllokoi shtetin

Politika e papërgjegjshme që bllokoi shtetin

2 Janar, 2026

Amerikanët Jashtë: Brenden Aaronson dhe Weston McKennie përpiqen të krijojnë ritëm, ndërsa Folarin Balogun përballët me Tanner Tessmann në Ligue 1.

2 Janar, 2026

Si po ndikon inteligjenca artificiale në kërkimin shkencor

2 Janar, 2026

NATO ia beson Polonisë drejtimin e sigurisë detare në Baltik

2 Janar, 2026

Reshjet bllokojnë rrugët në Shkodër, mbi 200 mjete të bllokuara pranë Koplikut!

2 Janar, 2026

Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

2 Janar, 2026

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Ja zonat më të rrezikuara nga reshjet

2 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.