• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Mbrojtja kombëtare dhe rindërtimi i infrastrukturës së rrënuar/ Gjermania pritet të futet në borxhe të reja!

18 Mars, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Bundestagut gjerman: të martën (18 mars), parlamenti do të votojë një projektligj që do të lejojë futjen e paparë më parë në borxhe për sektorin ushtarak, për infrastrukturën civile dhe për mbrojtjen e klimës në vitet e ardhshme. Përveç kësaj, 16 shtete federale do të mund të marrin hua brenda kufijve të caktuar në të ardhmen. Më parë kjo nuk është lejuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Projektligji vjen nga CDU/CSU dhe SPD, të cilët duan të formojnë një qeveri të re federale pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, si dhe Friedrich Merz (CDU), i cili dëshiron të bëhet kancelar. Por për të arritur një shumicë në parlament, këto tri parti kanë nevojë për të Gjelbrit, të cilët do të jenë në opozitë në të ardhmen.

Pasi të katër partitë arritën një marrëveshje në negociatat e vështira, komisioni i buxhetit i Bundestagut vendosi të dielën (16 mars) të rekomandojë që parlamenti të miratojë projektligjin. Kjo është planifikuar në detaje:

Lexo edhe:

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

Heqja e frenave të borxhit

Ligji Themelor (Kushtetuta Gjermane – red.) përcakton se shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa merr. Ndërsa “frena e borxhit” zbatohet rreptësisht për 16 shtetet federale, qeveria federale edhe tani ka mundësi të marrë borxhe brenda një kufiri të caktuar – deri në 0.35 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB), ose prodhimit vjetor ekonomik.

1. “Çfarëdo që është e nevojshme” për shpenzimet ushtarake

Për akordimet e nevojshme për mbrojtjen e vendit praktikisht hiqet frena e borxhit. Në projekt-dokumentin që do të votohet nga Bundestagu thuhet se fondet për Bundeswehr-in, por edhe “shpenzimet federale për mbrojtjen civile dhe mbrojtjen e popullsisë, si dhe për shërbimet e inteligjencës, për mbrojtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe për ndihmën ndaj shteteve të sulmuara në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar” në të ardhmen mund të financohen edhe nëpërmjet kredive.

Këtu përfshihet ndihma ushtarake për Ukrainën, e cila është planifikuar të arrijë në katër miliardë euro për vitin 2025, e të cilës ndoshta së shpejti do t’i shtohen edhe tre miliardë euro të tjera.

Rregullorja e re zbatohet për të gjitha kostot që tejkalojnë një për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Bazuar në prodhimin ekonomik të arritur në vitin 2024, një për qind e PBB-së i përgjigjet një shume prej rreth 43 miliardë euro.

Çdo gjë mbi atë shumë nuk do t’i nënshtrohet më kufijve të kredimarrjes në të ardhmen. Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz e përshkroi rëndësinë e këtij dekreti me fjalët: “Çfarëdo që të nevojitet!”

2. Kredi për landet

Ndalimi i rreptë i huamarrjes nga landet duhet të zbutet dhe të përshtatet me nivelin federal. Të gjitha landet së bashku më pas do të lejohen të marrin hua deri në 0.35 për qind të PBB-së. Shpërndarja e këtyre shumave do të rregullohet nga një ligj federal që ende nuk është hartuar.

Një problem është se landet do të duhet të implementojnë rregullat e reja. Por për këtë ka mosdakordime në parlamentet e landeve. Një mënyrë për të bërë të mundur ndryshimet do të ishte ndryshimi i Kushtetutës, që njëkohësisht do të shfuqizonte aktet e landeve. Por kjo do të ishte një ndërhyrje serioze me federalizmin në Gjermani.

Fondi i Posaçëm i Infrastrukturës

Gjermania ka probleme të mëdha me infrastrukturën. Gjendja në rrugë, ura dhe hekurudha është përkeqësuar për dekada pa i kushtuar vëmendje mirëmbajtjes së tyre. Ekziston edhe nevoja për modernizim në furnizimin me energji dhe ujë, telekomunikacion, shkolla, universitete dhe spitale. Vendi ka mbetur mbrapa edhe sa i përket digjitalizimit. Transformimi dhe zgjerimi i infrastrukturës energjetike neutrale ndaj klimës është larg nga fundi.

1. Ndryshimi i Ligjit Bazë për Investimet

Neni 143h i Ligjit Bazë u ndryshua për të përcaktuar se 500 miliardë euro borxh mund të krijohen për investime në infrastrukturë gjatë dymbëdhjetë viteve të ardhshme. Shuma do të ndahet: landet do të përdorin 100 miliardë euro për infrastrukturën e tyre, ndërsa qeveria federale ka në dispozicion 300 miliardë euro. 100 miliardë euro të mbetura janë të destinuara për mbrojtjen e klimës. Projektligji flet për “investime shtesë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2045”.

2. Parimi i shtesës

Këto janë para shtesë që duhet të ndahen për investimet tashmë të planifikuara. Për të siguruar këtë, supozohet se në të ardhmen të paktën dhjetë për qind e buxhetit të përgjithshëm në buxhetin e rregullt në nivel federal do të duhet të ndahen për investime. Bazuar në buxhetin e vitit 2024, kjo do të ishte rreth 47 miliardë euro. Vetëm nevojat që tejkalojnë këtë shumë mund të vijnë nga fond special i financuar nga kreditë.

Huamarrja përballet me kritika

Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, dhe Partia e Majtëjanë kundër paketës së borxhit për arsye të ndryshme. Të dy partitë së bashku kanë më shumë se një të tretën e vendeve në Bundestagun e ri. Ndaj kërkohet që këto ndryshime të bëhen tani, në Bundestagun e vjetër.

1. Votimi në Bundestagun e “vjetër”.

Ndryshimet kushtetuese janë të mundshme vetëm nëse të paktën dy të tretat e anëtarëve të Bundestagut janë dakord. AfD dhe e Majta mund të bllokojnë këtë paketë në Bundestagun e ri. Prandaj, CDU/CSU dhe SPD duan që Bundestagu “i vjetër”, në të cilin ata dhe të Gjelbrit ende mbajnë më shumë se dy të tretat e vendeve, të votojë për këtë. Bundestagu i tanishëm ka mandat deri më 25 mars, kur do të konstituohet përbërja e re e Bundestagut. AfD dhe e Majta u përpoqën të pengonin votimin në Bundestagun e vjetër, por paditë e tyre në Gjykatën Kushtetuese Federale ishin të pasuksesshme.

2. Pasojat financiare të huamarrjes

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të rënda për tregjet financiare nëse Gjermania merr borxh të ri të madh në vlerë prej gati një bilion. Lars Feld, një profesor në Institutin Walter Eucken në Freiburg, supozon se borxhi kombëtar gjerman do të rritet nga niveli aktual prej rreth 62 për qind në 90 për qind të prodhimit vjetor ekonomik në dhjetë vjet.

Kjo do të rezultonte në shpenzime shtesë të interesit midis 250 dhe 400 miliardë euro, në varësi të lëvizjes së normave të interesit për obligacionet e qeverisë, tha Feld në një seancë të Komitetit të Buxhetit në Bundestag. Tregjet ndërkombëtare të obligacioneve tashmë janë bërë nervoze.

Veronika Grimm, profesoreshë në Universitetin Teknik të Nurembergut, sheh “një sfidë për stabilitetin në Evropë”. Ajo e tha këtë edhe në mbledhjen e Komisionit për Buxhet. Nëse normat e interesit për obligacionet e qeverisë gjermane rriten, kjo do të bëjë që normat e interesit për vendet tashmë me borxhe të larta si Italia dhe Spanja të rriten në nivele që këto vende mezi mund t’i mbulojnë. Grimm paralajmëroi se kjo do të rriste sërish “vulnerabilitetin në eurozonë”./DW

Nga Kategoria

Bota

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

25 Shkurt, 2026
Bota

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

25 Shkurt, 2026
Bota

Një hap drejt BE-së/ Islanda paralajmëron referendum për hapjen e negociatave për integrimin

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ja kur hidhet shorti i Champions League dhe çiftet e mundshme në 1/8 finale

26 Shkurt, 2026

Dramë në Paris dhe telashe për Barçën: PSG shpëton dhe kalon më tej

26 Shkurt, 2026

Juventusi përmbys Galatasarayn, por bie në shtesë dhe eliminohet nga Champions League

26 Shkurt, 2026

1/8-at i përkasin Vinicius Jr: Reali kualifikohet mes vuajtjeve, por ecën përpara

26 Shkurt, 2026

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

25 Shkurt, 2026

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

25 Shkurt, 2026

Atalanta bën çmendurinë në Bergamo: përmbys Dortmundin dhe kalon në 1/8 e finales me penalltinë e Samardzic në minutën e 98-të

25 Shkurt, 2026

Murat Jashari shuan spekulimet: Nuk kam plan të bëhem President i Kosovës

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.