Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar të PS-së.
Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 09:00. Paraprakisht pritet që gjatë këtij takimi të bëhen publike edhe masat ndaj personave që kanë kryer akte dhune gjatë protestës studentore në Tiranë.











