• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 18 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive të zhbllokojnë ngërçin në Kuvendin e Kosovës

30 Qershor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet peng dhe se bllokada po e cenon rendin demokratik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në 39 përpjekje radhazi.

Dështimi më i fundit erdhi të dielën, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u dha afat kohor prej një muaji të enjten dhe përkundër takimit të Albin Kurtit, liderit të partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, me krerët e partive të tjera parlamentare të shtunën.

Lexo edhe:

Trumpi paralajmëron për tarifat, Danimarka reagon: Kjo ishte një befasi për ne

‘Do të jesh në vendin tim’: Ina pyet për orientimin seksual, Kristi: Kjo barrë nuk më përket

Në një konferencë të përbashkët, 52 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje “të gjitha partive politike, e në veçanti partisë fituese, që të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë zhbllokimin e procesit. Kuvendi duhet të kthehet në funksion – për të miratuar ligje, për të mbikëqyrur qeverinë dhe për të përfaqësuar interesin qytetar”.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur, me partitë e tjera që e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.

Organizatat e shoqërisë civile e kritikuan qasjen e Vetëvendosjes, duke thënë se gjykata theksoi se partia fituese e zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por kjo e drejtë “nuk është absolute, ajo është e lidhur ngushtë me detyrimin për të ndërtuar shumicë përmes bashkëpunimit me grupet tjera parlamentare”.

Ato e kritikuan kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari që vjen nga Vetëvendosje, se ka devijuar nga “rendi i dakorduar, ka shtyrë procedurat, ka propozuar një komision për votim të fshehtë pa bazë ligjore dhe ka lejuar përbërjen e tij pa përfaqësim adekuat të partive të tjera parlamentare”.

“Kjo përbën një ndërhyrje të papranueshme në procedurën e konstituimit të Kuvendit, si dhe është cenuar parimi i përfaqësimit të drejtë parlamentar, duke e shndërruar këtë proces në një veprim njëpartiak dhe jo-konsensual”, thanë ato.

Në komunikatën e tyre tutje thuhet se në vazhdimin e seancës konstituive të dielën “u shkel qartazi aktgjykimi” i Gjykatës Kushtetuese.

“Përmes instrumentalizimit të kryesuesit, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që po refuzon bashkëpunimin, por po zvarrit qëllimisht procesin për të imponuar një zgjidhje të njëanshme – veprim ky drejtpërdrejt kundërkushtetues”, thuhet në reagim.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë votimi i fshehtë është jokushtetues sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas tij, thotë në mënyrë të qartë, se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Lideri dhe deputetë të Vetëvendosjes kanë ngulur këmbë se në aktvendimin e saj, Kushtetuesja nuk ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues.

Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, i ka fajësuar partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë se po e keqinterpretojnë aktgjykimin, duke thënë se në takimin që kishte me to të shtunën ofroi edhe kompromise.

Por, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kërkuan Kurtit që të mos vazhdohen seancat me skenarin e njëjtë, pra me votimin e fshehtë.

Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Kushtetueses ka deklaruar se do të tërhiqej nga kandidimi nëse në votimin e fshehtë nuk i siguron 61 votat e nevojshme.

Ndërkohë, të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Kjo krizë vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjeje politike mes tyre për të krijuar një shumicë të përbashkët.

Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL

Nga Kategoria

Trumpi paralajmëron për tarifat, Danimarka reagon: Kjo ishte një befasi për ne
Lajme

Trumpi paralajmëron për tarifat, Danimarka reagon: Kjo ishte një befasi për ne

17 Janar, 2026
‘Do të jesh në vendin tim’: Ina pyet për orientimin seksual, Kristi: Kjo barrë nuk më përket
Lajme

‘Do të jesh në vendin tim’: Ina pyet për orientimin seksual, Kristi: Kjo barrë nuk më përket

17 Janar, 2026
Bota

Tragjedi në Austri, 5 skiatorë humbën jetën brenda pak orësh nga orteqet e dëborës

17 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Jamal Musiala rikthehet pas 196 ditësh dhe dhuron asist në fitoren 5-1 të Bayern ndaj Leipzig

18 Janar, 2026

Juventus bie në “kurth”: humb 0-1 ndaj Cagliarit, pavarësisht dominimit

18 Janar, 2026

Telashe në Anfield: Liverpool vendos rekord të padëshiruar pas barazimit me Burnley

18 Janar, 2026
“Të dua më shumë se babanë tim”/ Takimi me qytetarët në Laprakë, demokrati lë të gjithë pa fjalë me deklaratën për Berishën.

“Të dua më shumë se babanë tim”/ Takimi me qytetarët në Laprakë, demokrati lë të gjithë pa fjalë me deklaratën për Berishën

17 Janar, 2026
Trumpi paralajmëron për tarifat, Danimarka reagon: Kjo ishte një befasi për ne

Trumpi paralajmëron për tarifat, Danimarka reagon: Kjo ishte një befasi për ne

17 Janar, 2026
‘Do të jesh në vendin tim’: Ina pyet për orientimin seksual, Kristi: Kjo barrë nuk më përket

‘Do të jesh në vendin tim’: Ina pyet për orientimin seksual, Kristi: Kjo barrë nuk më përket

17 Janar, 2026

Tragjedi në Austri, 5 skiatorë humbën jetën brenda pak orësh nga orteqet e dëborës

17 Janar, 2026
Miss Filler-i, Botox: Debate Intense me Inën, Brikena - 'Nuk do t'me nxirrni dot nga vetja!' Selin Merr Pjesë.

Miss Filler-i, Botox: Debate Intense me Inën, Brikena – ‘Nuk do t’me nxirrni dot nga vetja!’ Selin Merr Pjesë

17 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.