Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër ku, një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj, Kelmend Krusa i cili së bashku me vëllain e tij Klodian Krusa u vunë në pranga rreth një javë më parë si autorë të dyshuar të vrasjes së Artur Lleshit, i cili ishte babai i vajzës së abuzuar seksualisht.
Vëllai i të ndjerit Artur Lleshi, Lulëzim Lleshi ka deklaruar më parë se dy vëllezërit binjakë Krusa u kishin marrë atij dhe vëllai të tij gratë.
Por pas bërjes publike të lajmit të përdhunimit të mbesës së tij, ai ka tronditur sërish me një deklaratë.
Ku është shprehur se e njejta gjë ka ndoidhur më parë me vajzat e tij, verën e vitit të kaluar dhe pasi ishin ngacmuar ato janë larguar nga Gjirokastra dhe janë rikthyer te i ati.
“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës” është shprehur ai për News24.
Teksa më tej ka shtuar se dëshiron që vëllezërit të dënohen me burg të përjetshëmose përkundrazi ai do të bëjë vetgjyqësi.
“Drejtesia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait” tha ai.
Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa, të dyshuar si të përfshirë në një vrasje në vitin 2018 u arrestuan nga policia në Gjirokastër, rreth një javë më parë.









