• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mbappé udhëheq Francën ndaj Senegalit, “Gjelat” nisin Botërorin me fitore

16 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Franca e nisi Botërorin 2026 me fitore 3-1 ndaj Senegalit në Grupin I, falë një reagimi të fortë në pjesën e dytë dhe një performance vendimtare nga Kylian Mbappé.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Skuadra e Didier Deschamps zhvilloi një pjesë të parë të dobët, pa shumë ide në sulm dhe me vështirësi për të gjetur hapësira ndaj një Senegali të organizuar mirë. Afrikanët patën edhe rastin më të pastër të fraksionit të parë, kur goditja e Nico Jackson u ndal nga shtylla.

Pas pushimit, Franca ndryshoi ritmin. Olise mori më shumë rol në qendër dhe në minutën e 66-të dha pasimin vendimtar për Mbappén, i cili u shfaq i vetëm përballë Mendy dhe zhbllokoi rezultatin.

Lexo edhe:

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

Në fund të ndeshjes, Barcola, i futur nga stoli, shënoi golin e dytë për Francën pas një aksioni të shpejtë dhe një pasimi nga Rabiot.

Senegali rihapi përkohësisht sfidën në minutat shtesë, kur Mbaye përfitoi nga një gabim i rëndë i Maignan dhe ngushtoi rezultatin në 2-1. Por gëzimi afrikan zgjati pak, pasi Mbappé u përgjigj menjëherë me një goditje të bukur nga jashtë zone, duke vulosur fitoren 3-1.

Me këtë dygolësh, ylli i Real Madrid bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, duke kaluar Olivier Giroud.

Pas nisjeve jo bindëse të Brazilit dhe Spanjës, Franca jep sinjalin e parë të fortë në këtë Botëror dhe konfirmon statusin e saj si një nga favoritet kryesore për trofeun.

Tags: Botërori 2026FrancaKylian MbappéSenegali

Nga Kategoria

Sporti

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026
Sporti

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026
Sporti

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.