• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mbappé kundër kurthit të Flick – francezi i Real Madrid-it kërkon hakmarrje në “El Clásico” pas disfatës taktike të vitit të kaluar

24 Tetor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit më parë, “El Clásico” në “Santiago Bernabéu” ishte një pikë kthese për Kylian Mbappé — por në anën negative. Francezi u kap në pozicion jashtë loje plot tetë herë në atë ndeshje, duke rënë vazhdimisht në “kurthin” e linjës së lartë mbrojtëse të Hansi Flick. Të dy golat që shënoi atë ditë u anuluan për offside: një në mënyrë të qartë dhe tjetri për disa centimetra, pas një pritjeje të gjatë të VAR-it.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në atë sezon, Mbappé nuk arriti më kurrë një shifër të tillë të lartë. Ndeshja me më shumë pozicione jashtë loje pas asaj kundër Barcelonës ishte ajo ndaj Valencias — me katër offside, gjysmën e asaj që kishte pësuar në “Clásico”. Ai e mbylli sezonin me një mesatare prej 0.93 offside për ndeshje, me synimin e qartë për ta përmirësuar këtë aspekt.

Në fillim të këtij sezoni, megjithatë, historia gati u përsërit. Në sfidën ndaj Mallorcës, e vetmja ku nuk kishte shënuar deri në përplasjen e fundit kundër Juventusit, Mbappé u kap tre herë në pozicion jashtë loje dhe i’u anuluan dy gola — njëri sërish për centimetra, një déjà-vu e atij “El Clásico”-je të parë.

Lexo edhe:

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

Trajneri Xabi Alonso e komentoi qetësisht situatën:

“Kjo mund të përmirësohet. Nuk më shqetëson që nuk shënoi — ai pati disa raste, por ishte jashtë loje për pak. Pozicionet jashtë loje mund të trajnohen; janë gjëra që përmirësohen.”

Dhe përmirësimi tashmë është i dukshëm. Në këtë sezon, Mbappé ka një mesatare të ngjashme prej 0.92 offside për ndeshje, por pas ndeshjes kundër Mallorcës, kjo shifër ka rënë në 0.78 – vetëm shtatë herë nëntë ndeshje. Në përballjen me Villarreal, një skuadër që mbron lart si Barça, ai nuk u kap asnjëherë jashtë loje.

Tani, i vendosur dhe në formë të shkëlqyer me 15 gola në 12 ndeshje, Mbappé vjen në “El Clásico” të së dielës si një version më i pjekur, më i kujdesshëm dhe më i rrezikshëm – gati për të mos rënë më në “kurthin e Flick”.

Tags: barcelonael clasicofutbollhansi flickMbappéReal madridxabi alonso

Nga Kategoria

Sporti

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026
Sporti

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026
Sporti

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.