Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për armbëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
Policia thotë se nga kontrolli në banesën e të riut, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 29-vjeçari është sHoqëruar për vePrime të mëtejshme proceduriale.