• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Masakra në Dobraç/ Atentati mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij, në cilat lokacione zhvilloi kontrolle policia

22 Janar, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim si persona të përfshirë në masakrën në Dobraç të Shkodrës me 4 viktima, janë vetëdorëzuar mesditën e kësaj të mërkurë në policinë e qytetit verior.

Dy nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shkodër, Troshani dhe Sakica ishin shpallur në kërkim më herët nga policia pasi blutë kanë dyshime se ata mund të jenë autorë, ose persona të përfshirë në atentatin mafioz ku u vra me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Në këtë ngjarje fatkeqësisht humbi jetën edhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha, pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas nga mjeti që drejtohej nga viktimat.

Lexo edhe:

Hakerat serbë sulmojnë RTSH-në

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

Nga kqyrja e sistemit TIMS Portal e-gjoba mjeti me targa AB 666 KP me të cilin viktimat po udhëtonin në momentin kur ranë në pritë,  rezulton të jetë në pronësi të Arlind Bushatit.

Por kush ishin të interesuar të qëllonin mbi Arlind Bushatin dhe Hamza Licin? A ishte kjo një mundësi e artë për t’i eleminuar ata të dy së bashku, gjë që u arrit, apo objektivi fillimisht ishte vetëm njëri prej tyre? Pse grupi hetues beson sot se pas këtij eleminimi të dyfishtë, por që mori edhe dy jetë të tjera të pafajshme, fshihet Izmir Sakica dhe grupi i tij.

Kush është Izmir Sakica dhe çfarë përfaqëson ai për krimin në qytetin e Shkodrës?  Dhe cilat janë lidhjet e tij, apo aleancat me grupet e tjera kriminale në Shkodër?

Zbulimet e Hetimeve

Bazuar në të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se vepra penale mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij, sipas emisionin Në Shënjestër.

Për këtë shkak policia kontrolloi jo vetëm shtëpinë e Sakicajt, por edhe të miqve të tij, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, Franko Leka dhe Samet Halluni, por asnjë prej të dyshuarve nuk u gjet në shtëpi.

Por nëse Izmir Sakicaj është kreu i togës së pushkatimit në masakrën e fshatit Dobraç, cila është ajo e dhënë që e ka bërë grupin hetues të ngrejë dyshimin e arsyeshëm se është ai gishti që shkrepi armët në eleminimin e Bushatit dhe Licit.

Cila është ajo telefonatë që tradhtoi nëse mund të thuhet kështu Izmir Sakicajn, vetëm pak momente pasi në Dobraç ishte kryer krimi i përbindshëm? Dyshime që hetuesit i bazojnë mbi një telefonatë që Izmir Sakicaj ka kryer në adresë të një personi të paidentifikuar, ku ai dëgjohet të thotë ‘e hoqa Hard Diskun’.

Izmir Sakicaj, ka marrë në telefon një person të paidentifikuar, i cili nuk e ka hapur telefonin. Por nga përgjimet ambientale është dëgjuar të thotë se ‘e hoqa hard diskun’. Përgjime të cilat kanë ngritur dyshime të forta se Izmir Sakicaj është një ndër ekzekutorët e ngjarjes në fjalë.

Izmir Sakicaj dhe anëtarët e grupit të tij kriminal, nuk kanë qenë të vetmit të dyshuar ndaj të cilëve policia ushtroi kontroll pas atentatit me katër humbje jete në fshatin Dobraç.

Një nga familjet, banesat e të cilave u kontrolluan ishte edhe ajo e Bajrave në Dobraç, një zonë e kontrolluar prej tyre.

Bajrat që siç dihet janë një fis i njohur në Shkodër për lidhjet kriminale, pushtetin dhe aleancat shpesh fluide.  Që prej kohësh janë në një konflikt të hapur me Licët, me të cilët dikur ishin miq për kokë, por që një vrasje e ndodhur vite më parë në familje ndryshoi njëherë e mirë kursin e miqësisë midis tyre, duke i kthyer sot në armiq të përbetuar.

Dosja Hetimore

Gjatë hetimeve, njëkohësisht është ushtruar kontroll edhe në banesat e shtetasve Edmond Sakicaj, N.Troshani, Sokol Kajoshi, Gjergj Leka, Ilir dhe Enver Bajri, Enis Bushati, si edhe në atë të Mustafa Lika (Sanxhak Laç), ddërsa u janë marrë faktorët plotësues të qitjes shtetasve Enver, Safet dhe Sead Bajri, Arjet Rustemi, Zamir Cacani dhe Elton Gogaj.

Tags: arlind bushatiDobracHamza liciizmir sakicasamuel troshani

Nga Kategoria

Aktualitet

Hakerat serbë sulmojnë RTSH-në

19 Maj, 2025
Lajme

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025
Ekstra

Nëse buzët u thahen kështu duhet të shkoni menjëherë te mjeku

19 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Hakerat serbë sulmojnë RTSH-në

19 Maj, 2025

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025

Nëse buzët u thahen kështu duhet të shkoni menjëherë te mjeku

19 Maj, 2025

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

19 Maj, 2025

I rrëmbeu mandatin, Olta Xhaçka ‘ngushëllon’ me përqafim Blerina Gjylameti

19 Maj, 2025

Mori mandatin e vetëm të PD në listën e hapur në Tiranë, reagon Jorida Tabaku: Falenderime pafund

19 Maj, 2025

Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku, por pushtoi internetin me shpejtësi

19 Maj, 2025

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës/ Ja kush janë deputetët e PD dhe PS që marrin mandatin, kush ishte më i votuari

19 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.