• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan

17 Shtator, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me diplomatin amerikan Brendan Hanrahan, për rëndësinë e ruajtës aleancës “sonë të fortë”, pak ditë pasi SHBA-ja njoftoi për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik që Osmani shpresonte ta finalizonte këtë vit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Osmani shkroi në X se me Hanrahanin – i cili është zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane – bisedoi edhe për të garantuar “koordinim të ngushtë me partnerin tonë kryesor”.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”, theksoi ajo.

Lexo edhe:

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Ajo u zotua se si presidente e vendit do të angazhohet me administratën e presidentit Donald Trump “për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”.

Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara morën një goditje javën e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi më 12 shtator se e pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit”.

Ishte vetë Osmani që njoftoi në janar se Dialogu Strategjik do të finalizohej së shpejti.

Pas vendimit të SHBA-së, Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin janë “pjesë jetike të shtetit dhe identitetit tonë kombëtar”, duke shprehur njëkohësisht keqardhje dhe shqetësim të thellë për vendimin.

Dialogu Strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

SHBA-ja nuk kishte shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e Qeverisë në që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.

Megjithatë, të mërkurën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegoi se pezullimi erdhi si pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Kurti e ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit./ REL

Nga Kategoria

Kosova

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

20 Shkurt, 2026
Kosova

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

19 Shkurt, 2026
Kosova

Merz uron Kryeministrin Kurti: Gjermania, partner i fortë për Kosovën

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Apple jep alarmin, instaloni menjëherë përditësimin e ri në iPhone

21 Shkurt, 2026
Euro arrin nivelin më të ulët, ekspertët thonë se remitancat e fillimvitit po e devalvojnë, pritet ulje edhe gjatë sezonit turistik.

Euro arrin nivelin më të ulët, ekspertët thonë se remitancat e fillimvitit po e devalvojnë, pritet ulje edhe gjatë sezonit turistik.

21 Shkurt, 2026

Tarifat e Trump, kancelari gjerman: Do të shkoj në Uashington me një qëndrim të koordinuar europian

21 Shkurt, 2026
Nga CNN: Pas katër vjetësh, Rusia vazhdon të përballet me pasojat e një gabimi të rëndë në Ukrainë.

Nga CNN: Pas katër vjetësh, Rusia vazhdon të përballet me pasojat e një gabimi të rëndë në Ukrainë.

21 Shkurt, 2026
Premier League: Burnley merr pikën nga Chelsea për Armando Brojën

Premier League: Burnley merr pikën nga Chelsea për Armando Brojën

21 Shkurt, 2026
Rruga në Lozhan e mbyllur nga një trajler, policia ndalon qarkullimin e mjeteve në hyrje të Maliqit. Qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë të gjatë.

Rruga në Lozhan e mbyllur nga një trajler, policia ndalon qarkullimin e mjeteve në hyrje të Maliqit. Qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë të gjatë.

21 Shkurt, 2026

Misioni i astronautëve të Nasa-s në Hënë mund të vonohet për shkak të problemeve me raketat. Një zyrtar i Nasa-s njoftoi se misioni për në anën tjetër të Hënës dhe kthimi pritet të shtyhet pas identifikimit të problemeve me raketat.

21 Shkurt, 2026

Trafik i bllokuar në juglindje, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.