• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Marciniak viziton “Shtëpinë e Futbollit”, thirrje të rinjve shqiptarë: Bëhuni arbitra!

12 Maj, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Arbitri i njohur botëror, Szymon Marciniak, dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys, si edhe gjyqtari i VAR-it Paweł Malec, kanë mbërritur në Tiranë, ku mbrëmjen e sotme do të vendosin drejtësi në finalen e madhe për titullin kampion të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Egnatias.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Marciniak dhe grupi i arbitrave u pritën nga shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, dhe përfaqësues të BASHF-së. Paraditen e sotme ata vizituan ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u njohën më nga afër me investimet dhe zhvillimet e fundit në infrastrukturën e futbollit shqiptar.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër fushat stërvitore, qendrën e trajnimit të Kombëtares, ambientet e brendshme të administratës, muzeun e FSHF-së, ku patën mundësi të njihen me historinë e futbollit shqiptar, si dhe ambientet e qendrës së përhershme për sistemin VAR, ku po punohet për ta bërë funksionale nga sezoni i ri.

Lexo edhe:

Casemiro mund të pasojë David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic, me LA Galaxy që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij falas nga Man Utd

Pep Guardiola kritikon Trump për vrasjet nga ICE dhe shpjegon arsyen e përfshirjes në çështje politike

Marciniak dhe arbitrat u takua gjithashtu me zv.presidentin e FSHF-së, Lutfi Nuri, sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, drejtorin administrativ të FSHF-së, Aldi Topçiu dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri polak shprehu vlerësimet më të larta për “Shtëpinë e Futbollit” dhe bëri një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë t’i bashkohen arbitrimit përmes fushatës “Bëhu Arbitër!”.

“Jam vërtet shumë i impresionuar. Kjo është ëndrra jonë në Poloni, të kemi një federatë si kjo. Para së gjithash, është shumë e vështirë të gjesh një vend në qendër të qytetit, siç keni bërë ju. Por ju i keni të gjitha, fusha stërvitjeje për lojtarët, muze, një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur.

Jam edhe më i impresionuar me Qendrën VAR që keni krijuar, që është edhe pjesë e planeve tona dhe shpresojmë ta përfundojmë vitin e ardhshëm.

Nuk më mbetet veçse t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Sepse, siç e dimë, një federatë e bukur dhe një qendër moderne janë të rëndësishme, por gjithmonë kemi nevojë për një sukses të madh për t’i bërë të gjithë të lumtur.

Kjo është një sfidë në mbarë botën, kemi gjithnjë e më shumë nevojë për arbitra të rinj. Prandaj, ky është një mesazh për ju, djem dhe vajza të reja: lini mënjanë kompjuterët dhe telefonat. Merrni një top, filloni të luani dhe pastaj bëhuni arbitra!

Mund të bëheni pjesë e ngjarjeve më të mëdha të futbollit në botë. Unë vetë jam një shembull i mirë, kam qenë pjesë e Kupës së Botës, Champions League, finales së Kupës së Botës për Klube dhe kam pasur mundësinë të shoh nga afër lojtarët më të mëdhenj si Messi, Ronaldo dhe të tjerë. Dhe më besoni, nuk pagova bileta dhe kisha vendin më të mirë në stadium! Mund të udhëtoni nëpër botë, të bëni atë që doni dhe të jeni pjesë e futbollit.

Edhe ju keni shembuj të mirë në Shqipëri, arbitra dhe instruktorë të mirë. Gjithçka është gati, mos u bëni dembelë. Ejani dhe dhe provoni të bëheni arbitra! “BËHU ARBITËR” – tha Szymon Marciniak në prononcimin për fshf.org

Finalja e kampionatit “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet sot në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”. Pritet një atmosferë entuziaste nga tifozët e të dyja ekipeve.

Nga Kategoria

Sporti

Casemiro mund të pasojë David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic, me LA Galaxy që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij falas nga Man Utd

4 Shkurt, 2026
Sporti

Pep Guardiola kritikon Trump për vrasjet nga ICE dhe shpjegon arsyen e përfshirjes në çështje politike

4 Shkurt, 2026
Sporti

Cristiano Ronaldo vazhdon të stërvitet normalisht te Al-Nassr, përkundër pakënaqësisë mbi merkaton e janarit

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Video. Një raport i fundit i lajmeve | 4 Shkurt 2026 – Mengjesi

4 Shkurt, 2026

Casemiro mund të pasojë David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic, me LA Galaxy që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij falas nga Man Utd

4 Shkurt, 2026

Praktikat për ekselentët/ Rama: Rreth 1600 të punësuar përmes programit! Projekti i “Garancisë Rinore”, një tjetër vlerë!

4 Shkurt, 2026
Tre individë në Korçë gjykohen për ofrim parash me fajde dhe përdorimin e pasurive të paluajtshme si “garanci”

Tre individë në Korçë gjykohen për ofrim parash me fajde dhe përdorimin e pasurive të paluajtshme si “garanci”

4 Shkurt, 2026

Goditet organizata shqiptare e trafikut në Spanjë, kapen 200 kg kokainë në portin e Vigos, pakot e drogës me logon “Kia”

4 Shkurt, 2026

Melinda French Gates reagon ndaj ish-bashkëshortit në dokumentet e Epstein dhe thotë se ata duhet të japin përgjigje për çdo pyetje

4 Shkurt, 2026

AI, dronë dhe lampione transparente: Teknologjia që po transformon Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina

4 Shkurt, 2026
Poloni: Kryeministri akuzon fuqishëm Rusinë pas publikimit të dosjeve Epstein, 9 mijë prej tyre të lidhura me Moskën

Poloni: Kryeministri akuzon fuqishëm Rusinë pas publikimit të dosjeve Epstein, 9 mijë prej tyre të lidhura me Moskën

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.