Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMW ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.
Sipas qytetarëve që kanë parë ngjarjen, dyshohet se personi me biçikletë i ka prerë rrugën automjetit, duke shkaktuar përplasjen. Sipas raportimeve, i lënduari ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurale.










