Një incident i rëndë ka ndodhur në Merseyside pas paradës së fitores së ekipit të Liverpoolit. Policia u njoftua pasi një automjet u përplas me një turmë tifozësh që po festonin në rrugë, duke goditur disa këmbësorë me shpejtësi të madhe.
Ngjarja ndodhi në mes të festimeve, ku mijëra tifozë kishin dalë në rrugët e qytetit për të kremtuar titullin e Premier League të fituar nga skuadra e drejtuar nga Arne Slott.
“Sipas njoftimeve, makina goditi disa këmbësorë në zonën e Water Street rreth orës 18:00,” thanë autoritetet. Mjeti u ndalua menjëherë dhe një burrë u arrestua në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, shërbimet e emergjencës po trajtojnë të plagosurit në vend.
Një dëshmitar që e ndoqi paradën nga dritarja e një banese, u shpreh i tmerruar nga ajo që pa: “Zhurma ishte e madhe. Njerëzit bërtisnin dhe kërkonin ndihmë me panik.”