Luis Suarez ka dhënë mendimin e tij për disa nga sulmuesit më të mirë të futbollit modern, duke zgjedhur Harry Kane përpara Erling Haaland.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Uruguait vlerësoi shumë aftësitë e Haaland brenda zonës, por theksoi se Kane ka një mënyrë më të plotë për të ndikuar në lojën e skuadrës.
“Haaland është një numër 9 vdekjeprurës në zonë, por skuadra duhet të luajë për të. Unë preferoj Harry Kane. Ai lidhet shumë më mirë me pjesën tjetër të ekipit, bën lëvizje duke menduar edhe për lëvizjen e shokëve të skuadrës dhe e kupton lojën ndryshe. Më pëlqejnë shumë këto detaje”, u shpreh Suarez për Mundo Deportivo.
Sulmuesi uruguaian foli edhe për Darwin Nunez, i cili u largua nga Liverpool për t’u transferuar te Al Hilal. Suarez beson se bashkëkombësi i tij ka cilësi të mëdha, por duhet të ndryshojë mentalitetin dhe të forcohet psikologjikisht.
“Darwin ka cilësi spektakolare. Gjëja e parë që duhet të bëjë është të ndryshojë mentalitetin dhe ta forcojë atë. Ai e di vendimin që mori duke u larguar nga Liverpool, por unë e shoh si një lojtar që mund të rikthehet plotësisht”, tha Suarez.
Sipas tij, nëse Nunez arrin nivelin më të mirë, mbetet një sulmues shumë i rrezikshëm falë shpejtësisë, forcës dhe fuqisë fizike, edhe pse ka ende aspekte të lojës që mund t’i përmirësojë.
Ndërkohë, Kane dhe Haaland janë ende në qendër të vëmendjes në Kupën e Botës. Kapiteni i Anglisë kërkon të vazhdojë formën e mirë pas dygolëshit ndaj Kroacisë, ndërsa Haaland, i pushuar ndaj Francës, pritet të udhëheqë Norvegjinë në fazën e 1/16-ave ndaj Bregut të Fildishtë.











