Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u shpreh sot për sfidën e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. Në një konferencë për shtyp, ai e përshkroi ekipin gjerman si një “forcë të fuqishme” në futboll, duke theksuar se PSG-ja e njeh mirë madhësinë e sfidës.
Enrique shprehu optimizëm për ndeshjen e nesërme në Parc des Princes. Ai theksoi se mbështetja e tifozëve do të jetë faktor kyç për të ndihmuar skuadrën të përballojë presionin e lartë të kësaj ndeshjeje.
“Atmosfera që krijojnë tifozët mund të na japë një shtytje të madhe,” u shpreh trajneri. Ai shtoi se ekipi i tij është i përgatitur plotësisht për të përballur çdo vështirësie që do të sjellë Bayern Munich.
Pyetur për gjendjen e Ousmane Dembélé, Enrique dha lajme të mira. Trajneri konfirmoi se sulmuesi ka përfunduar pa problem të gjitha seancat e stërvitjes dhe ka marrë pjesë në dy ndeshjet e fundit.
“Dembélé është gati për të luajtur,” deklaroi Enrique. Megjithatë, trajneri u tregua i kujdesshëm, duke lënë në dyshim minutazhin e lojtarit: “Nuk jam ende i sigurt sa kohë do të jetë në fushë gjatë ndeshjes.”










