• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Lufta në Iran, Braçe kundër rritjes së çmimit të naftës: Operatorët po abuzojnë me tregun, të merren masa

4 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për një rritje të mundshme të çmimit të naftës në Shqipëri, të lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Braçe akuzon operatorët e tregut të hidrokarbureve për abuzim dhe përpjekje për të rritur çmimet në mënyrë të pajustifikuar.

Në një postim në rrjete sociale, Braçe shprehet se përfaqësues të tregut të karburanteve, të cilët sipas tij veprojnë si një “kartel”, kanë paralajmëruar një rritje të çmimit me 20 lekë për litër brenda 48 orëve dhe deri në 40 lekë në vijim. Sipas tyre, kjo rritje lidhet me lëvizjet në bursat ndërkombëtare.

Lexo edhe:

“Sapo kemi filluar”, SHBA paralajmëron përshpejtim të operacionit amerikan kundër Iranit

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu

Megjithatë, deputeti socialist e kundërshton këtë argument, duke theksuar se çmimi i naftës në pompë është aktualisht 173 lekë për litër dhe ka mbetur i pandryshuar prej rreth një viti, pavarësisht luhatjeve në bursë apo zhvlerësimit të monedhave kryesore si dollari dhe euro.

Braçe paralajmëroi se, nëse nuk merren masa të shpejta, qytetarët dhe vetë qeveria do të përballen me koston e rritjes së çmimeve, ndërsa operatorët e tregut do të përfitojnë nga situata.

Ai rikujtoi gjithashtu se Bordi i Hidrokarbureve, i krijuar gjatë periudhës së luftës në Ukrainë për të monitoruar çmimet e karburanteve, nuk është shpallur ndonjëherë antikushtetues. Sipas tij, nëse funksionon në mënyrë profesionale dhe me fokus interesin publik, ky mekanizëm mund të shërbejë për të frenuar abuzimet në tregun e karburanteve.

“Si, si, do rrisni çmimin e naftës?? Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim!

Arsyeja e tyre – bursa!!

Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla!

Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë; është i tillë prej një viti e nuk ka lëvizur një ditë të vetme!

Ndryshoi bursa, u rrënua dollari e euro dhe çmimi i këtyre nuk ndryshoi, zero, asnjë qindarkë! Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?!

Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive!

Ndryshe ne do paguajmë abuzimin si qytetarë e si qeveri, këta thjesht do pasurohen!

E fundit gjë; Bordi i Hidrokarbureve që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë nuk është shpallur antikushtetues ndonjëherë! Nëse do jetë profesional dhe me fokus interesin publik, mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit.”, shkruan Braçe.

Tags: bracecmimi i naftes

Nga Kategoria

Kryesore

“Sapo kemi filluar”, SHBA paralajmëron përshpejtim të operacionit amerikan kundër Iranit

4 Mars, 2026
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu

4 Mars, 2026
Lajme

E “kryqëzuan” në rrjet se i kishte palarë, Selena Gomez i puth këmbët partnerit, Benny Blanco-s (VIDEO)

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lufta në Iran, Braçe kundër rritjes së çmimit të naftës: Operatorët po abuzojnë me tregun, të merren masa

4 Mars, 2026

“Sapo kemi filluar”, SHBA paralajmëron përshpejtim të operacionit amerikan kundër Iranit

4 Mars, 2026

Ka ende shpresë për Mbappé, Real Madridi pret rikthimin e tij ndaj Manchester Cityt

4 Mars, 2026

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu

4 Mars, 2026

E “kryqëzuan” në rrjet se i kishte palarë, Selena Gomez i puth këmbët partnerit, Benny Blanco-s (VIDEO)

4 Mars, 2026

Shkatërruan në ajër raketën iraniane, NATO reagon pas shënjestrimit të Turqisë nga Teherani

4 Mars, 2026

Kaká flet me superlativa për Luka Modric: “Është forcë e natyrës, mund të luajë edhe shumë vite”

4 Mars, 2026

Shpenzimet e Napolit janë rritur me mbi 100 milionë euro në dy vite, De Laurentiis synon frenimin e kostove

4 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.