• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

‘Lufta’ e Suel Çelës për kontrollin e Elbasanit u financua nga trafiku i kokainës

26 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK publikoi të martën më 26 nëntor rezultatet e hetimit ndaj organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela, i njohur ndryshe edhe si Marius Lulaj, i cili akuzohet për tentativën e trafikimit ndërkombëtar të tonelatave me kokainë, për organizimin e atentateve ndaj kundërshtarëve si dhe për “një luftë” të vazhdueshme për kontrollin e territorit në Elbasan dhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme.

Organizata e drejtuar nga Çela akuzohet gjithashtu nga SPAK për korruptimin e dyshuar të zyrtarëve në polici, sistemin gjyqësor si dhe të dy gazetarëve.

Hetimi u bazua në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe u krye në bashkëpunim me Eurojust, Europol si dhe autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masa sigurie për 21 persona; 18 prej të cilëve në arrest me burg dhe tre të tjerë me masa më të lehta sigurie.

Lexo edhe:

Plas grushti në mes të Tiranës, dy qytetarë rrihen me njëri-tjetrin, i marrin pistoletën policit (VIDEO nga sherri)

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari! Në 2022, plagosi punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

“Organizata kriminale që drejtohej nga S.Ç. me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga S.Ç,” tha SPAK përmes njoftimit për shtyp.

“I gjithë aktiviteti i kundërligjshëm në Shqipëri financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda,” shtoi SPAK.

Prokuroria pretendon se ka dokumentuar pesë episode kriminale të kryera nga organizata e Çelës; vrasja e mbetur në tentativë me snajper kundër Ardjan Çapjas e ndodhur më 8 qershor 2020 në Elbasan, sigurimin e kushteve për dy atentate të tjera në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin e gati 1400 kilogramëve kokainë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së në vitin 2021 si dhe ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe medias.

Suel Çela u akuzua në vitin 2017 për goditjen me një makinë të blinduar të disa punonjësve të Policisë së Shtetit në hyrje të tegut agro-ushqimor në Elbasan – pronë e familjes së tij – por u shpall më pas i pafajshëm nga gjykata. Vendodhja e Suel Çelës vijon të mbetet e panjohur për strukturat ligjzbatuese.

Akuzat për korrupsion

Sipas të dhënave të publikara nga SPAK, organizata kriminale e drejtuar nga Çela kishte arritur të korruptonte gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe ish-funksionarin e Policisë së Shtetit, Dedan Gjoni, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Fetahu ndodhej më parë në masën e arrestit në shtëpi, ndërsa Dedan Gjoni është nën akuzë edhe për bashkëpunimin me një grup tjetër kriminal.

Sipas SPAK, kjo organizatë ka pasur aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çela dhe të anëtarëve të tjerë në proceset penale në ngarkim të tyre. Nga ana tjetër, SPAK thekson dhe aftësinë për të ndikuar tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do të jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

Kundërshtari kryesor i Çelës në kontrollin e territorit në Elbasan, Ardjan Çapja, si dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit. Ardjan Çapja u dënua më 15 nëntor 2023 me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012.

Në njoftimin e SPAK thuhet se një nga synimet e Suel Çelës ka qenë manipulimi i perceptimit publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Kjo strategji për manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, konsiderohet se do t’I sillte përfitime të dyfishta, duke rritur pozitat e tij dhe dëmtuar interesat e rivalëve.

SPAK akuzon gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno se kanë përfituar vlera monetare të paligjshme nga Çela në këmbim të qëndrimeve të tyre në media si dhe publikimit të artikujve dhe videove “që keqinformonin ose manipulonin opinionin publik”. Ndaj Hoxhës dhe Qynos është vendosur masa e sigurisë “detyrim për paraqitje para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Gazetari Artan Hoxha i hodhi poshtë akuzat në një reagim për emisionin “Opinion” në TV Klan, ku tha se ishte i habitur nga masa e vendosur ndaj tij.

“Nuk kam kryer asnjë krim në detyrën time të ushtruar me krenari pranë grupit mediatik Shqiptarja.com, shkollës së gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri,” deklaroi Hoxha.

“Na morën telefonat në mëngjes dhe bënë kontroll banese. Na thanë më pas se kontrolli është i paligjshëm dhe na kthyen telefonat, lap top-ët, flash-et dhe hardisqet,” shtoi Hoxha për “Opinion”.  Qyno nuk ishte i arritshëm për koment.

Trafiku i kokainës

Nga hetimi ka rezultuar se organizata e drejtuar nga Çela ka krijuar dhe zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës. Këtë gjë e ka arritur duke bashkëpunuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Porositë e lëndës narkotike bëheshin nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me organizata kriminale vendase në Amerikën Latine.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion disa shtete, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë. Pjesa më e madhe e ngarkesave ka lëvizur me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, e Roterdam që shërbenin si pika kyçe për trafikun e drogës në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku dhe shitja e kokainës investoheshin në blerjen e lëndës narkotike në vijimësi, në kursime cash që dërgoheshin në Shqipëri, në biznese të regjistruara, si dhe për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit./birn

Tags: drogeKokainesuel celatrafik kokaine

Nga Kategoria

Aktualitet

Plas grushti në mes të Tiranës, dy qytetarë rrihen me njëri-tjetrin, i marrin pistoletën policit (VIDEO nga sherri)

19 Maj, 2025
Aktualitet

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari! Në 2022, plagosi punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

19 Maj, 2025
Kryesore

Përplasje mes Altin Dumanit dhe Ulsi Manjës për ngritjen e strukturave të reja për kontrollin e SPAK

19 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Plas grushti në mes të Tiranës, dy qytetarë rrihen me njëri-tjetrin, i marrin pistoletën policit (VIDEO nga sherri)

19 Maj, 2025

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari! Në 2022, plagosi punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

19 Maj, 2025

Përplasje mes Altin Dumanit dhe Ulsi Manjës për ngritjen e strukturave të reja për kontrollin e SPAK

19 Maj, 2025

A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes? Përgjigjet kreu i PD-së, Sali Berisha

19 Maj, 2025

Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD/ Berisha: Çdo politikan duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me reporterët, por…

19 Maj, 2025

Luftëtari shqiptar i MMA largohet nga ringu me barelë, dërgohet me urgjencë në spital

19 Maj, 2025

Pogradec/ Gruaja dhunon vjehrrën dhe kunatat, me ndihmën e bashkëshortit

19 Maj, 2025

MOTI/ Meteorologu flet për një javë dinamike: Ditët kur të përgatiteni për shi e kur për diell

19 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.