TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, ose trupa e 3 gjyqtareve kushtetues, me relator Gent Ibrahimi, kanë rrëzuar këtë të hënën kërkesën e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami për të pezulluar zgjedhjen e Asim Vokshit për vendin pauses të Holta Zaçajt.
Njëkohësisht e njëjta trupe ka vendosur Shqyrtimin në themel te çështjes në një seancë, më 11 nëntor.
Por ndërsa Llagamit nuk iu pranua pezullimi, në rastin Veliaj Gjykata Kushtetuese veproi ndryshe, duke shtyrë dhe vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e zgjedhjeve të pjesshme të Tiranës, ndërsa pezulloi pjesërisht edhe dekretin e presidentin.
Ndërkohë, ndërsa gjykata do të duhet të shprehet për ankimimin e Llagamit, zgjedhja e Asim Vokshit mbetet pezull. Ai nuk e ka kryer betimin tek Presidenti, çka zyrtarisht do ta ulte atë në karrigen e Zaçajt.
ABC News pyeti për hapin e radhës të Presidentit, nëse do e thërras apo jo Vokshin për betim. Presidenca zyrtarisht u përgjigj se pret njoftimin zyrtar të Kushtetuese për pezullimin. Kjo lë të nënkuptohet se prej njoftimit, kreu i shtetit do të thërrasë Vokshin për tu betuar, gjë që mund të ndodhë për pak ditë, ndërsa vetë Gjykata do duhet të marr vendim në seancën e nëntorit, pas gati dy javësh.
Kështu Gjykata Kushtetuese do të rrezikonte te futej sërish në kaos. Në rast se i jep të drejtë ankimit te Llagamit, atëherë vendi vakant që lë Zaçaj, do t’i kalonte asaj, ndërkohë që zëvendësuesi i saj Vokshi ka bërë betimin në presidencë. Pra me fjale të tjera, kjo Gjykatë në këtë rast do të rrëzonte një akt vendimtar te presidentit, për nisjen e detyrës së gjyqtarit kushtetuese.
Kjo do të risillte një krizë të ngjashme me atë të Arta Vorpsit në vitin 2019, betimi e se cilës të një noter, u quajt I pavlefshëm, pasi një anëtar i Gjykatës Kushtetuese nis detyrën, nëse ai betohet tek presidenti, çka konsiderohet një akt i fendëm kushtetues.
Pra gjykata kushtetuese me vendimin e te premtes për Llagamin, rihap debatin e radhës, i cili do të shtynte në kohë freskimin e përbërjes se saj me rotacion çdo tre vjet, një gjë që vetë gjykata e theksoi kur mori vendimin për përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjes.
Paradoksalisht me këtë vendim, do të shtyhej në kohe largimi i Olta Zaçajt, mandati i të cilave ka përfunduar.
Ato do të mbeteshin në detyrë derisa të vinte zëvendësuesi i saj. Kështu Zacaj, mandate i se cilës mbaroi në mars, do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, se paku deri në fund të vitit.
Kështu Olta Zaçaj do të qëndronte në fakt aq sa edhe ajo kërkonte, që kur hapi debatin në dhjetorin e vitit të shkuar./abcnews.al










