Liverpool ka shfaqur interes për Ethan Nwaneri, një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së Arsenalit.
Sipas raportimeve, “The Reds” e vlerësojnë shumë mesfushorin ofensiv 19-vjeçar, por ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare. Arsenal pritet të kërkojë rreth 51 milionë paund për kartonin e tij.
E ardhmja e Nwanerit është bërë një nga çështjet më interesante të ditëve të fundit të merkatos, pasi lojtari kërkon më shumë minuta dhe mund të largohet nga Londra.
19-vjeçari mban gjithashtu rekordin si lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Premier League, në moshën 15 vjeç e 181 ditë.











