Liverpool ka arritur një fitore dramatike 1-0 ndaj Nottingham Forest, falë një goli të shënuar nga Alexis Mac Allister në minutat shtesë të ndeshjes.
Ndonëse nuk dominuan gjatë gjithë takimit, “Të Kuqtë” rritën presionin në 10 minutat e fundit, duke treguar mentalitetin e një skuadre të madhe. Kjo fitore i lë djemtë e Arne Slot në vendin e 6-të me 45 pikë, duke i afruar ndjeshëm me zonën Champions.
Në ndeshjet e tjera të ditës në Premier League, fitore korrën edhe Crystal Palace dhe Fulham.










