Ish-konkurrenti i “Fermës”, Lim Hoti, duket se është në prag të hyrjes në Big Brother VIP Kosova. Në format pritet që ai të sjellë dinamika të forta, dhe hyrja e tij mund të jetë një nga surprizat kryesore të spektaklit.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Andi Vrapi, i cili raportoi se Limi pritet të hyjë në shtëpi të premten. Edhe vetë Limi ka shtuar dyshimet, pasi kohët e fundit është parë duke ndjekur episodet e BBVK, e cila është parë nga fansat si një mesazh i koduar.
Ajo që e bën lajmin edhe më intriguese është fakti se Limi ka pasur dy histori në të kaluarën me dy konkurrente aktuale të BBVK. Bëhet fjalë për Albën me të cilën ka ndarë lojën dhe shtratin në “Fermë”, por gjithashtu edhe Bian ka pas një histori.
Kjo situatë pritet të sjellë një trekëndësh të tensionuar dhe tepër tërheqës për publikun.








