• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

LIGA E KOMBEVE: Italia bën “çmendurinë” në pjesën e dytë, por Gjermania pret biletën për në gjysmëfinale

23 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania dhe Italia na kanë dhuruar sonte një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë, e luajtur në “Signal Iduna Park” në Dortmund, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 29-të Alessandro Buongiorno shkakton një ndërhyrje të gabuar brenda zonës ndaj Tim Kleindienst, arbitri akordon penallti.

Topin e merr kapiteni Joshua Kimmich, me një qetësi karaktersitike tregohet shumë i saktë përballë Donnarumma-s dhe dërgon topin në rrjetë. 5 minuta më vonë, gjermanët dyfishojnë shifrat me Musiala.

Lexo edhe:

Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

Kimmich ekzekuton një goditje të shpejtë këndi, Musiala i lënë në vetëm në zonë dërgon topin në rrjetë, duke përfituar nga një mungesë vëmendje e Donnarumma-s dhe mbrojtësve italianë. Në fund të pjesës së parë, Gjermania shënon edhe golin e tretë ndaj Italisë me Kleindienst, pas krosimit nga këndi nga Joshua Kimmich.

Në pjesën e dytë, Italia reagoi duke shënuar dy herë me Moise Kean në minutat 49′ dhe 69′. Në minutën e fundit shtesë, Italia barazon shifrat 3-3 me penalltinë e ekzekutuar saktë nga Raspadori, e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Kimmich.

Ndeshja mbyllet përfundimisht 3-3, Gjermania kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm në të dy sfidat 5-4 dhe aty ku e pret fituesi i çiftit Portugali-Danimarkë.SHIKOGOLAT

Në Lisbonë, Portugalia ka fituar 3-2 ndaj Danimarkës. Portugezët patën shansin e artë të kalonin në avantazh që në minutat e para të ndeshjes, por Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 37-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e këndit dhe në mënyrë krejt të habitshme mbrojtësi danez Joachim Andersen, në vend ta largojë topin nga zona, e dërgon me kokë në portën e tij. Danezët e nisin më mirë pjesën e dytë, Eriksen kroson nga goditja e këndit, Kristensen dërgon topin me kokë në rrjetë duke barazuar shifrat në minutën e 55-të. Në minutën e 72-të, Portugalia kalon sërish në avantazh, Bruno Fernandes godet shtyllën, Cristiano Ronaldo gjendej aty pranë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 75-të, Eriksen barazon shifrat 2-2 pas asistit të marrë nga Dorgu pas një kundërsulmi. Portugalia nuk dorëzohet dhe gjen golin e tretë në minutën e 86-të me Trincao. Ndeshja mbyllet 3-2 dhe shkon në shtesë, pasi Danimarka fitoi ndeshjen e parë 1-0. SHIKOGOLAT

Edhe dy ndeshjet e tjera Francë-Kroaci dhe Spanjë-Holandë shkojnë në shtesë, pasi kemi të njëjtin rezultat si në ndeshjet e para. Franca fitoi sot 2-0 ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja dhe Holanda barazuan sërish 2-2.

Nga Kategoria

Sporti

Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

30 Qershor, 2025
Sporti

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

30 Qershor, 2025
Sporti

Bayern shumë i fortë për Flamengo-n, brazilianët dorëzohen brenda 10 minutave të para

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Situata me flakët në vend, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha

30 Qershor, 2025

“Tha faleminderit që je në jetën time!” Lei Kraja tregon urimin e parë për datëlindje

30 Qershor, 2025

Këshilla për shëndetin/ Sa ujë duhet të pimë në ditë?

30 Qershor, 2025

Në QSUT mungon ilaçi jetik ‘Polatuzumab’ për të sëmurët me kancerin e rrallë! Denoncimi i vajzës: Babai pa medikament 3 muaj

30 Qershor, 2025

“Lufta tregtare e imponuar nga Trump, absurditet”, Macron: Tarifat pengojnë luftën kundër varfërisë

30 Qershor, 2025

Dyshohet se fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, përfundon në pranga polici i burgut të Drenovës

30 Qershor, 2025

Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive të zhbllokojnë ngërçin në Kuvendin e Kosovës

30 Qershor, 2025

Goditet mashtrimi me kriptomonedhat/ Spanjë, operacion kundër grupit që pastronte paratë

30 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.