• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

6 Korrik, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran.

Khamenei mori pjesë në shënimin e festës së Ashurës, një ditë e rëndësishme në Islam për përkujtimin. Megjithatë, TV shtetërore raportoi se ai nuk mbajti ndonjë fjalim në atë ngjarje.

Lexo edhe:

Audio regjistrimi i ’21 Janarit’: Hoxha në Top Story tregon se Komandanti i Gardës kishte situatën nën kontroll, urdhri u dha për…

Trump Talli syzet e Macron, reagon Franca

Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje folën për “qëndresën” ndaj sulmeve dhe theksuan se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë”, duke përsëritur deklarata të mëhershme të Khameneit, sipas televizioni shtetëror.

Khamenei, 86 vjeç, dikur gjithmonë fytyrë e pranishme e republikës islamike, u tërhoq pothuajse plotësisht nga publiku gjatë luftës që Izraeli nisi më 13 qershor, pasi thuhej se ai ndodhej në listën e shënjestrave të Izraelit.

Daljet e tij të vetme – dy deklarata me video, e dyta më sa duhet e xhiruar në një bunker – nuk arritën ta qetësonin kombin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se të paktën dy herë kishte parandaluar sulme izraelite kundër Khameneit.

Trump, në një mesazh gjatë sulmeve të ashpra izraelite, kishte theksuar se SHBA-ja ishte në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, por nuk kishte synim ta vriste atë.

Ushtria amerikane gjithashtu kreu sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane, duke pretenduar se kishte shkatërruar plotësisht ato, pavarësisht mbetet e vështirë verifikimi i hollësishëm i dëmeve.

Mungesa e udhëheqësit suprem në publik u bë temë thashethemesh në rrjetet sociale në Iran dhe herë pas here edhe subjekt talljesh.

Pavarësisht humbjeve që ka pësuar Irani – veçanërisht në programin bërthamor dhe udhëheqjen ushtarake – Khamenei deklaroi në një mesazh të regjistruar më 26 qershor se Irani kishte fituar konfliktin kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e tij është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe mediat.

Ndërkohë, Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe figurë e njohur mediatike e djathtë në SHBA, më 5 korrik deklaroi se kishte zhvilluar një intervistë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, e cila do të publikohej “brenda një ose dy ditësh”.

Në një video-mesazh në X, Carlson tha se intervista ishte zhvilluar në distancë dhe përmes një përkthyesi.

Ai shtoi se i kishte ofruar një intervistë edhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por ende nuk kishte marrë përgjigje. Netanyahu pritet të takohet në Uashington me Trump më 7 korrik./rel

Nga Kategoria

Audio regjistrimi i '21 Janarit': Hoxha në Top Story tregon se Komandanti i Gardës kishte situatën nën kontroll, urdhri u dha për...
Lajme

Audio regjistrimi i ’21 Janarit’: Hoxha në Top Story tregon se Komandanti i Gardës kishte situatën nën kontroll, urdhri u dha për…

21 Janar, 2026
Bota

Trump Talli syzet e Macron, reagon Franca

21 Janar, 2026
Aksident tjetër në Lezhë: Katër automjete në përplasje, dyshohet për parakalimin e gabuar
Lajme

Aksident tjetër në Lezhë: Katër automjete në përplasje, dyshohet për parakalimin e gabuar

21 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të drejtat e reja televizive për Champions League: Si shpërndahen fitimet mes pesë ligave kryesore

Champions League – Përfundon java e 7, gara për Top-8 ndizet

21 Janar, 2026
Liga e Kampionëve: Thuram dhe McKennie sjellin triumfin për Juventusin, Atalanta humb mundësinë për të avancuar në Top-8.

Liga e Kampionëve: Thuram dhe McKennie sjellin triumfin për Juventusin, Atalanta humb mundësinë për të avancuar në Top-8

21 Janar, 2026
Qeveria jep miratimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbulohet marrëveshja që do të diskutohet nesër në Kuvend.

Qeveria jep miratimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbulohet marrëveshja që do të diskutohet nesër në Kuvend

21 Janar, 2026
"21 Janari" / Eksperti i kriminalistikës në Top Story: Një provë e re nga SHBA, ja për çfarë bëhet fjalë.

“21 Janari” / Eksperti i kriminalistikës në Top Story: Një provë e re nga SHBA, ja për çfarë bëhet fjalë

21 Janar, 2026

Pedri dëmtohet: dyshohet për problem serioz në kofshën e djathtë

21 Janar, 2026
Audio regjistrimi i '21 Janarit': Hoxha në Top Story tregon se Komandanti i Gardës kishte situatën nën kontroll, urdhri u dha për...

Audio regjistrimi i ’21 Janarit’: Hoxha në Top Story tregon se Komandanti i Gardës kishte situatën nën kontroll, urdhri u dha për…

21 Janar, 2026
Artan Hoxha zbulon çështjen e 21 janarit: Shteti përpiqej të blinte heshtjen e familjes Nika, duke u ofruar miliona euro për...

Artan Hoxha zbulon çështjen e 21 janarit: Shteti përpiqej të blinte heshtjen e familjes Nika, duke u ofruar miliona euro për…

21 Janar, 2026
Seanca e shpejtë për Bordin e Paqes, e kërkuar nga PS; PD: Do jemi të pranishëm, përkundër shkeljeve të rregullave

Seanca e shpejtë për Bordin e Paqes, e kërkuar nga PS; PD: Do jemi të pranishëm, përkundër shkeljeve të rregullave

21 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.