• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Lavrov mbështet Dodikun dhe e fajëson Perëndimin për krizën në Bosnje

9 Shtator, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, përsëritën qëndrimet e mëparshme se “marrëdhëniet e ndërlikuara në Bosnje dhe Hercegovinë janë pasojë e ndërhyrjes së madhe të Perëndimit në punët e brendshme të saj”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lavrov e mirëpriti Dodikun në Moskë të martën.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Lavrov i përsëriti kritikat e tij ndaj përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt, duke thënë se ai “nuk ka mandat” nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe se “po përpiqet të imponojë vendime dhe ligje me urdhër të Perëndimit”.

Lexo edhe:

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme

“Ne dënojmë fuqimisht përpjekjet për t’i larguar nga pushteti udhëheqësit serbë që janë të padëshirueshëm për Perëndimin, dhe veçanërisht bashkëbiseduesin tonë të sotëm, mikun tonë, presidentin legjitim të zgjedhur ligjërisht të Republika Sërpska, përmes rasteve të sajuara penale”, tha Lavrov.

Dodikut iu hoq mandati si president i entitetit serb të Bosnjës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës, pasi Gjykata e Apelit e Bosnjës e mbajti në fuqi dënimin e ndaj tij nga shkurti me një vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet.

Ai u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje.

Lavrov njoftoi se Rusia do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor të këtij vitit dhe se një seancë mbi situatën në Bosnje do të mbahet më 31 tetor, “kur kolegët tanë në Këshill do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve shumë të pakëndshme në lidhje me Bosnjën”.

Dodik tha se “Bosnja nuk ka marrë kurrë vendim për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, sepse Republika Sërpska e pengoi këtë përmes përfaqësuesve të saj”.

Dodik ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij për mediat Schmidtit.

“Përfaqësuesit e lartë kanë shkarkuar mbi 900 përfaqësues të zgjedhur në Bosnje, dy të tretat e të cilëve janë nga Republika Sërpska. Republika Sërpska i ka mbetur e përkushtuar ndaj ‘shkronjës’ së Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa Perëndimi ka përdorur të ashtuquajturën frymë të marrëveshjes. Për vite me radhë kemi pasur një të huaj pa emër të quajtur Schmidt, përmes të cilit ata imponojnë vendime”, tha Dodik.

Dodik, ndër të tjera, tha se nuk ka ndikim të keq rus në Bosnje.

Dodik njoftoi së fundmi në një intervistë me gazetën ruse “Sputnik” se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në tetor.

Siç tha Dodik në atë kohë, ai do t’i kërkojë Rusisë të përdorë veton ndaj zgjatjes së misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje, EUFOR Althea, për të cilin votohet çdo nëntor nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Bosnjës i dërgoi të premten notë proteste Hungarisë pasi ministri i saj i Jashtëm, Peter Szijjarto, e cilësoi Dodikun si president të Republikës Sërpska gjatë një takimi në Budapest./REL

Nga Kategoria

Kosova

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

7 Mars, 2026
Bota

Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme

6 Mars, 2026
Politikë

Sara Mila: Jam e shokuar nga gjuha denigruese në kuvend, disa herë kam rënë dhe unë aty

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Marmoush me dopietë, Manchester City përmbys Newcastle dhe kalon në çerekfinalet e FA Cup

7 Mars, 2026

Barcelona merr 3 pikët në San Mames me super gol të Lamine Yamal

7 Mars, 2026

Juve me “poker” ndaj Pisas, skuadra e Spallettit mbetet në ndjekje të zonës Champions

7 Mars, 2026

“S’është lufta jonë”/ Zv.kancelari gjerman: Nuk do marrim pjesë në konfliktin e SHBA-Izrael kundër Iranit

7 Mars, 2026

Kriza në Lindjen e Mesme/ Linja greke anulon fluturimet deri në 25 mars

7 Mars, 2026

Kryeministri i Spanjës përsërit kundërshtimin ndaj luftës: Të shohësh përkrahjen është një burim krenarie

7 Mars, 2026

Atletico Madrid fiton përballjen me Real Sociedad në një ndeshje plot gola

7 Mars, 2026

Barcelona vë në shënjestër Bastonin, katalanasit përgatisin goditjen e madhe

7 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.