Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” u ka drejtuar një thirrje publike qytetarëve duke i kërkuar batanije për të kaluar të ftohtin e natës.
“Ju lutemi na sillni batanije, se na i morën këta. Kemi nevojë tani,” tha Lapaj në një prononcim publik pak pas përplasjes që pati me forcat e policisë te kryeministria.
Përplasja ndodhi për shkak se Lapaj dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së tij, tentuan të ngrinin disa çadra në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’i rrezistuar të ftohtit.
Lapaj e nisi k vetëm protestën kundër Edi Ramës, dhe më pas iu bashkuan qytetarë të tjerë.








