Ibrahima Konaté pritet të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës kanë dështuar.
Mbrojtësi francez, i cili u transferua te “The Reds” nga RB Leipzig, ka qenë në negociata me klubin për më shumë se një vit, por palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Sipas raportimeve, bisedimet nuk kanë pasur progres gjatë muajve të fundit dhe situata tashmë duket e qartë: Konaté është gjithnjë e më pranë largimit nga Anfield.
Nëse nuk ka një kthesë të papritur, mbrojtësi do të bëhet lojtar i lirë më 30 qershor, kur i përfundon kontrata aktuale. Kjo pritet të hapë garën mes disa klubeve evropiane që mund të interesohen për shërbimet e tij.











