• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

29 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë alarmante për ekosistemin. Dhjetëra peshq dhe gaforre janë gjendur të ngordhur në brigjet e lagunës, pasi kanali që lidh lagunën me detin ka qëndruar i mbyllur prej javësh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky kanal ka rol jetik për shkëmbimin e ujit dhe ruajtjen e gjallërisë së florës dhe faunës. Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura thonë se kanë njoftuar Bashkinë Divjakë që në qershor, por asnjë ndërhyrje nuk u është bërë në kohë.

Pamjet që sjell emisioni “Fiks Fare” nga laguna tregojnë një situatë të rëndë – gjallesat e ngordhura në sipërfaqe dhe uji i ndotur. Ndërkohë, në pjesë të tjera të parkut, shihen flamengo, të cilat vazhdojnë të popullojnë zonën, por janë gjithashtu të rrezikuar nëse uji i detit nuk hyn në lagunë.

Lexo edhe:

Trump vlerëson lart Richard Grenell dhe i beson një rol të rëndësishëm pranë tij

Sherr në një lokal në Tiranë, 5 persona dhunojnë 2 vëllezër

Për të parë situatën nga afër, grupi ynë i xhirimit u drejtua drejt kullës së vëzhgimit të ndërtuar për vizitorët dhe vrojtimin e shpendëve, por infrastruktura ishte e dëmtuar – urat prej druri të thyera dhe të kalbura, duke e bërë të pamundur ngjitjen.

Më në fund, në vendin ku ndodhet kanali, një mjet fadromë i bashkisë kishte mbërritur. Një punonjës shprehet: “E nisëm punën para disa javësh, por u ndalëm. Ky mjet harxhon shumë naftë dhe nuk kishim mundësi ta furnizonim. Tani jemi rikthyer, se situata është rënduar.”
Një peshkatar në Lagunë u tregon gazetarëve se kanali ka qëndruar mbyllur gjatë gjithë verës. “E kam parë me sytë e mi. Uji u bë i ndenjur, s’kishte më lëvizje, peshqit filluan të ngordhin. Tani shyqyr që po e hapin, por është vonë.”

Nga ana tjetër, Bashkia e Divjakës pranon se ka qenë në dijeni të situatës, por nuk kishte mundësi financiare për sigurimin e karburantit. Drejtori i komunikimit i kësaj bashkie, në një intervistë për emisionin Fiks Fare thotë se kanë qenë të njoftuar që në qershor për situatën, por nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë karburant për mjetin që kryen hapjen e kanalit. “Kemi kërkuar ndihmë nga zonat e mbrojtura dhe institucionet përkatëse, por nuk e përballuam dot. Vitet e tjera situata nuk ka qenë kaq e rënduar,” – thotë ai. “Tani kemi nisur ndërhyrjen dhe do përpiqemi që ta mbajmë të hapur kanalin në vazhdim.”

/Emisioni “Fiks Fare”

Nga Kategoria

Bota

Trump vlerëson lart Richard Grenell dhe i beson një rol të rëndësishëm pranë tij

16 Mars, 2026
Aktualitet

Sherr në një lokal në Tiranë, 5 persona dhunojnë 2 vëllezër

16 Mars, 2026
Bota

Të paktën 200 ushtarë amerikanë të plagosur në luftën me Iranin

16 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pas humbjes në Oscars 2026, Michael B. Jordan shijon një hamburgër për të festuar

Nga skena e Oscar-it te hamburgeri: Michael B. Jordan feston fitoren në mënyrën më të thjeshtë

16 Mars, 2026

Meloni: Ndërhyrja në Hormuz do të thotë një hap drejt përfshirjes në luftë

16 Mars, 2026

Trump vlerëson lart Richard Grenell dhe i beson një rol të rëndësishëm pranë tij

16 Mars, 2026

Sherr në një lokal në Tiranë, 5 persona dhunojnë 2 vëllezër

16 Mars, 2026

Këto janë tre shenjat e horoskopit, që do të përballen me disa vështirësi këtë javë

16 Mars, 2026

Të paktën 200 ushtarë amerikanë të plagosur në luftën me Iranin

16 Mars, 2026

Harta e ndotjes në Tiranë, ja tre zonat më problematike

16 Mars, 2026

Sean Penn “bojkoton” çmimet Oscar, shkon në Kiev dhe takohet me Zelensky

16 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.