• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

La Repubblica: Për herë të parë në histori një president amerikan sulmon një Papë

13 Prill, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në një lëvizje të paprecedentë, presidenti i SHBA-ve Donald Trump sulmoi Papa Leonin XIV, për kritikat në rritje ndaj luftës në Iran dhe Liban nga Papa i parë amerikan në histori.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti amerikan e sulmoi drejtpërdrejt Papën përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, si dhe në deklarata publike në prag të udhëtimit të tij në Afrikë, ku Leoni pritet të bëhet Papa i parë që viziton Algjerinë, shkruan La Repubblica.

Në reagimin e tij, Trump e cilësoi Papa Leonin XIV si “të dobët” dhe “të paaftë në politikën e jashtme”, duke e akuzuar gjithashtu se injoron çështje të rëndësishme si trajtimi i kishave dhe besimtarëve gjatë pandemisë së COVID-19.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

Presidenti amerikan shkoi më tej në kritikat e tij, duke deklaruar se nuk dëshiron një Papë që toleron mundësinë e pajisjes së Iranit me armë bërthamore, apo që kritikon veprimet e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare. Ai shtoi se Papa duhet të përqendrohet në rolin e tij shpirtëror dhe jo në politikë.

Në deklaratat e tij, Trump përmendi edhe vëllain e Papës, Louis, duke e cilësuar si më të afërt me pikëpamjet e tij dhe të lëvizjes MAGA, ndërsa pretendoi se zgjedhja e Leonit XIV si Papë ishte e papritur dhe e lidhur me origjinën e tij amerikane.

“Po të mos isha unë në Shtëpinë e Bardhë, Leoni nuk do të ishte në Vatikan”, u shpreh ai.

Kjo përplasje shënon një precedent të rrallë në marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Vatikani, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e retorikës politike në raportet me institucionet fetare në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare.

E paprecedentë

Në të kaluarën nuk kanë munguar mosmarrëveshjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe krerëve të Vatikanit. George W. Bush nuk i vlerësonte kritikat e Papa Gjon Pali II për luftën në Irak. Po ashtu, gjatë mandatit të tij të parë, Trump pati polemika me Papa Françeskun, i cili i kishte cilësuar si jo të krishterë ata që ndërtonin mure për të ndaluar emigrantët. Megjithatë, nuk kishte ndodhur më parë që një president në detyrë i SHBA-ve të sulmonte drejtpërdrejt një Papë.

Kritikat e Papa Leonit

Sulmet erdhën pasi Papa kritikoi hapur luftën në Iran dhe Liban. Gjatë javës së shenjtë, Papa Leoni i quajti kërcënimet e Trump për të shkatërruar Iranin si të papranueshme. Të shtunën në mbrëmje, Papa mbajti një lutje për paqe, ku theksoi se “lutja është një barrierë për deluzionet që janë bërë më agresive”.

Çështja e Pentagonit

Në ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se pas fjalimit të Papës në janar drejtuar trupave diplomatike, ku ai tha se “lufta është prapë në modë” dhe denoncoi shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, kardinali Cristophe Pierre është thirrur nga Pentagoni, ku është shprehur pakënaqësi për këto deklarata.

Reagime nga Kisha

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-ve, Paul S. Coakley, reagoi duke u shprehur i tronditur nga gjuha e përdorur nga Trump: “Papa nuk është rival politik, por përfaqësues i Krishtit që flet në emër të së vërtetës dhe kujdesit për njerëzit”.

Edhe figura të tjera të Kishës reaguan, duke kritikuar tonin e presidentit amerikan dhe duke theksuar rolin moral të Papës në një kohë konfliktesh globale.

Konferenca Ipeshkvnore Italiane, në një reagim zyrtar, shprehu solidaritet me Papa Leonin XIV, duke kujtuar se ai nuk është një figurë politike, por një udhëheqës shpirtëror që mbron paqen, dialogun dhe dinjitetin njerëzor./ La Repubblica

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026
Bota

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.