La Liga dhe disa klube janë përfshirë në një betejë të gjatë ligjore për shkelje që datojnë që nga viti 2015, një çështje që tashmë ka mbërritur deri në Gjykatën e Lartë të Spanjës.
Sipas Marca, bëhet fjalë për një shpërndarje të paligjshme të të ardhurave nga transmetimet televizive gjatë sezonit 2015/16. Çështja nisi në Gjykatën Kombëtare dhe më pas kaloi në Gjykatën e Lartë, deri te vendimi përfundimtar.
Gjykata ka urdhëruar që La Liga t’i paguajë 8.8 milionë euro Real Madridit. Përveç kësaj, rreth 88 milionë euro do të shpërndahen mes 22 klubeve që në atë kohë konkurronin në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.











